[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Ndeshja e Ligue 1 mes Marseille dhe Nice u ndërpre të dielën, për shkak se ekipi mysafir nuk pranoi të kthehej në fushë nga zhveshtorja pasi tifozët e Nice e kishin pushtuar fushën duke shkaktuar përleshje të madhe.
Gjyqtari i ra bilbilit në minutën e 75-të për ta ndërprerë ndeshjen përkohësisht dhe derisa lojtarët e Nice mbetën në fushë, ata të Marseille nuk lëvizën nga zhveshtorja e tyre, raporton Gazeta Express.
[the_ad id="78756"]
Sipas ligjeve të Ligës së Futbollit Profesionist të Francës (LFP), Marseille e ka humbur ndeshjen me rezultat automatik 3:0.
Shumë tifozë të Nice hodhën gjësende të forta mbi lojtarët e Marseille, para se të futeshin në fushë me dhunë, pasi Dimitri Payet u ishte përgjigjur duke i gjuajtur me shishe uji.