Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Roze

    Pas dy dekadash, ndahen Stupcat, merr fund bashkëpunimi mes Vedatit, Mensurit dhe Osmanit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Mensur Safqiu, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi pas plotë 20 vitesh bashkëpunimi, i kanë dhënë fund grupit humoristik “Stupcat”.

    Pas dy dekadash plotë humor, treshja e aktorëve janë ndarë mes vete për nga ana profesionale, merr vesh Gazeta Online Reporteri.net.

    [the_ad id="78756"]

    Ndarja e Stupcave ka ndodhur qysh para disa muajsh, ka treguar për Gazetën Online Reporteri.net një burim i afërt me aktorët. Derisa të tre aktorët janë duke e vazhduar karrierën e tyre veçmas nga njeri tjetri.

    Vedat Bajrami krahas projekteve të tij në serialet turke, se fundi ka sjellë edhe katër skeçe. Të parin, “T’fala nga Haga’, e publikoi me 17 Shkurti, që bëri bujë të madhe dhe u kritikua.

    Të katër projektet e tij, Vedati i publikoi në kanalin e tij në Youtube, e jo në atë zyrtarin të Stupcave, siç ndodhte në të kaluarën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kur jemi te kanali në Youtube, në atë zyrtar të Stupcave, skeçi i fundit i publikuar është në fund të tetorit të vitit të shkuar. Për me tepër është një skeç në të cilin shfaqet veç Osman Azemi, pa Vedat Bajramin dhe Mensur Safqiun. Derisa skeçi i fundit i treshes së bashku i publikuar në Youtube është “Fuka, Misini, Sabilja – Kurbani te Dera”, i publikuar me 30 prill 2021.

    Nga ana tjetër, Osman Azemi pas ndarjes së Stupcave karrierën po e vazhdon në televizion, me një emision të tij humoristik që pritet të nisë së shpejti në Klan Kosova, duke e kthyer para publikut personazhin e dashur “Teta Gjyle”.

    Vetëm për Mensur Safqiun ende nuk dihet se si po e vazhdon karrierën pas ndërprerjes së bashkëpunimit gati 20 vjeçar me Vedat Bajramin dhe Osman Azemi.

    Ndryshe, Stupcat kanë debutuar për herë të parë në vitin 2002. Fillimisht grupi përbehej nga Osman Azemi, Vedat Bajrami, Blerim Qeriqi, Agron Sokoli dhe Feim Ademi. Për shkak të obligimeve të 3 pjesëtarëve (Blerimit, Agronit dhe Feimit) në grup mbeten vetëm Vedat Bajrami dhe Osman Azemi por me vonë këtij grupi në vitin 2004 iu bashkëngjit Mensur Safqiu. /Reporteri.net/.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Pas sherrit me Efin, kamerat fiksojnë momente intime mes Luizit dhe Kiarës të mbuluar me jorgan

    Melinda do të sjellë një projekt shumë të veçantë

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    LAJMI I FUNDIT: Digjet ky banor i Big Brother, niset për spital

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.