Ajo qe ka ndodhur dje në seancen e asmables komunale të Skenderajt ka ngjallur një shpresë se edhe këtu mund të bëhet një opozitarizem e kritikë e drejtë karshi pushtetit aktual në krye me Fadil Nurën, dhe vartësin e tij, Sami Lushtaku.
Subjektet opozitar dje në kuvendin komunal treguan se kanë dijen e guximin që ne asmable të ngrisin zërin për largimin projkteve të planifikuar nga Bekim Jashari, punësimet partiake, nepotizimin, shklejet të rregulloreve e ligjeve në asmable komunale dhe spastrimeve politike në shëndetësi nga ardhja e binomit Nura – Lushtaku,.
Pos kësaj ajo për çka duhët përshendetur punën e opozitës ishtë përgaditja për çdo pikë të rëndit të ditës dhe debat i argumentuar karshi Fadil Nurës se lodhët i cili pati fare pak argumente për të ju përgjigjur kritikave dhe po thujse çdo fjalim e nistë me provokime dhe përbuzje ndaj kritikusve opozitar siç ishtç rasti me Mehanen e Vetëvendosjes kur e quajti të lagur.
Pra, kryetari dje dha një shembull të keq së si duhët te debatohët në kuvend duke përdorur gjuhë të tilla fyese ndaj kundërshtareve politik qe zakonisht vijnë kur ka mungesë argumentesh .
Kritikat e mediave për IDEAL’in se puna e këtij subjketi politik në kuvend është e vokt si dukët i kanë bëre mirë partisë se Bekim Jasharit pasi që kjo dje ka dominuar me sugjerim dhe vrejtje për çështje të caktuara .
Ky zgjim ka ardhur pas një takimi më nen kryetarin e kësaj partie, Nuradin Lushtaku, i cili njihët si një personalitet i fortë dhe i vendosur karshi pushtetit të Fadil Nurës dhe gëzon një autoritet të fuqishëm në këtë komunë dhe e njejti ishtë parlajmëruar nga asmablisti i këtij subjketi politik, Abdullah Gashi, në profilin e tija në facebok me një foto të kolegëve dhe Nuradin Lushtakut.
Nese, Nuradin Lushtaku, vazhdon të mërret me shumë me IDEALI’n dhe kordinon punën në këtë kuvend pa dyshim që kjo do të ndikoj që të rritët aktiviteti opozitar i këtij subjketi.
Në anën tjetër drejtimi i asmables dje nuk ishtë në nivelin e duhur sepse kryesusja, Adelina Spahiu, u tregu shumë e dobët në situatat me të nxehta dhe ka ndodhur qe asmablistat të dalin në foltore pa lejën e saj si pasojë e mos kordinimt të drejtë të diskutimeve.
