[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Kosova së shpejti do të ketë njohje reciproke të patentë-shoferëve me një shtet tjetër të BE-së.
Bëhet fjalë për Hungarinë, marrëveshjen me të cilën e paraqiti sot në Qeveri ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
[the_ad id="78756"]
Ai tha se kjo nismë ka qëllim lehtësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja shtetet.
“Më lejoni para jush të propozoj nismën e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Hungarisë për njohjen reciproke e patentë-shoferëve. Kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehetësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja palët. Marrëveshja ka kaluar të gjitha hapat procedural të parashikuar me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare”, tha ai.