Dega e PDK’së në Skenderaj nëpërmjetë një komunikatë të lëshuar në facebook ka denuar ashpër shkarkimin e Komandantit të Stacionit Policor në Skenderaj z.Basri Durmishi.
“Një akt i tillë përveç së është i kunderligjshëm është veprim direkt politik dhe atak ndaj paanësisë dhe objektivitetit të institucionit ligjzbatues të cilin e ka personifikuar në mënyrën më të mirë z.Durmishi”, thuhet në komunikatë.
Tutuje dega e PDK’së në Skenderaj u bën thirrje zyrtarëve policorë për kujdes dhe maturi në veprime ndaj “urdhërave politikë që do i marrin”.
Ndersa aty që ra në sy ishte paragrafi i fundit i komunikatës i cili me shumë ishtë i koduar së sa domethënës ku shkruhet se “Më 17 tetor të bashkuar si asnjëherë më parë tu japim fund marrëzive të tilla e ta rikthejmë besimin e ndërsjellë bashkëpunimin e shendoshë dhe mirëkuptimin e sinqertë si vlera të patjetërsueshme të shoqerisë sonë”.
Komunikata e plotë:
Partia Demokratike e Kosovës
Dega Skenderaj
Njoftim për media
PDK Dega Skenderaj, denon ashpër shkarkimin e Komandantit të Stacionit Policor në Skenderaj z.Basri Durmishi.
Një akt i tillë përveç së është i kunderligjshëm është veprim direkt politik dhe atak ndaj paanësisë dhe objektivitetit të institucionit ligjzbatues të cilin e ka personifikuar në mënyrën më të mirë z.Durmishi.
Shkarkimi i z.Durmishi paraqet hapin e radhës të Albin Kurtit e Xhelal Sfeçlës për të goditur stabilitetin dhe sigurinë publike në Skenderaj. Binomi Kurti e Sfeçla pas perpjekjeve të deshtuara që përmes njësive të specializuara të cenojnë rendin publik në Skenderaj, tani po provojnë që përmes ndërhyrjes politike në strukturën komanduese të krijojnë “Junten” policore për të nënshtruar vullnetin dhe bindjen e lirë qytetare në prag të zgjedhjeve lokale.
PDK dega në Skenderaj u bën thirrje zyrtarëve policorë për kujdes dhe maturi në veprime ndaj urdhërave politikë që do i marrin, ndërsa i ftojmë qytetarët për durim dhe qetësi!
Ditë të mira po vijnë ..!
Më 17 tetor të bashkuar si asnjëherë më parë tu japim fund marrëzive të tilla e ta rikthejmë besimin e ndërsjellë bashkëpunimin e shendoshë dhe mirëkuptimin e sinqertë si vlera të patjetërsueshme të shoqerisë sonë.
Më votën tuaj t’ia rikthejmë dinjitetin Drenicës.