Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe shterohen rrugët institucionale, janë të gatshëm për zgjedhje.
Ai ka bërë të ditur se nëse Lëvizja Vetëvendosje i sjellë në Kuvend votat për rrëzimin e qeverisë, atëherë PDK-ja do ta votojë këtë mocion.
“Si parti e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me partitë tjera për zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe shterohen rrugët institucionale edhe kushtetuese. Kosova shkon në zgjedhje, e për këtë çështje, PDK është gati”, ka shkruar Bytyqi në rrjetin e tij social Facebook.
Bytyçi ka theksuar se kur VV t’i sjellë 40 nënshkrime në seancë për mocionin e votëbesimit, atëherë PDK do ta votojë rrëzimin qeverisë duke ofruar 24 vota.