Sot në Gjimnazin “Hamëz Jashari” është pensionuar mësimdhënësi i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Ramiz Polaci shkruan portali rajoni.org.
Ai ka qenë njëri ndër profesorët më të respektuar të Skënderajt, i cili me dije e me përkushtim mori pjesë në edukimin e mirëfilltë të nxënësve të kësaj shkolle.
Me rastin e pensionimit të tij dhe të punëtorit teknik, stafi i gjimnazit kanë organizuar edhe event si shenjë mirënjohjeje ndaj tyre.
Pjesëmarrësit në event e kanë vlerësuar lart kontributin e tij dhënë në përcjelljen e suksesshme të gjeneratave të ndryshme në shkollë.
Postimi i plotë i gjimnazit:
Sot me rastin e pensionimit të mësimdhënësit të gjuhës dhe letërsisë shqipe profesor Ramiz Polaci dhe punëtorit teknik Nazif Bajrami.
Ne ketë event të organizuar nga kolektivi i shkollës, prezent ishin edhe zyrtarët e DKA-së z.Ahmet Tahiraj dhe z.Ragip Ymeri.
Të pranishmit i i përshendeti drejtori i gjimnazit “Hamëz Jashari” z.Hajdar Beka nga i cili u përcollën, urimet dhe mirënjohja më e lartë institucionale për kintributin jetësor në arsimimi dhe edukimin e brezave të terë!
Një jetë në shërbim të atdheut dhe shkollës shqipe, një jetë sakrificë por edhe krenari!
Po ashtu një fjalë rasti e e mori edhe zyrtari i DKA-z.Ahmet Tahiraj
Mirënjohje dhe respekt te përjetshëm për Profesorin Ramiz Polaci dhe punëtorin teknik Nazif Bajrami, të gjithë atë plejadë të intelektualëve, qe nuk kursyen asgje, edhe atëherë kur atdheu ynë ishte nën thundren e egër pushtuese dhe puna dhe profesioni i mësueset ishte vet drita dhe rilindja kombëtare.
Gëzuar profesor dhe punëtori teknik ju paqim përjetë!
E gëzofshit pensionimin dhe suksese në familjet dhe të rritjë së atdheut tonë🇽🇰🇦🇱!
Me respekt!
Drejtori i gjimnazit “Hamëz Jashari”-Skenderaj
Mr.Sc Hajdar Beka