Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Pensionohet pjestari i FSK-së, djali i Dëshmorit Malush Ahmeti

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Dje me një ceremoni zyrtare është pensionuar pjestari i FSK-së, Bahri Ahmeti, djali i dëshmorit Malush Ahmeti, shkruan portali rajoni.org.

    Me rastin e pensionimit ai ka bërë homazhe pranë varrit te Babit dëshmor dhe vllaut të tij Leotrimit të cilët u vran nga forcat serbe.

    [the_ad id="78756"]

    “Babë ashtu qysh u betova para teje si ushtar i UÇK-së, u betova para varrit tëndë edhe për TMK-në, FSK-në dhe Ushtrinë e Kosovës, prap sot po betohem para teje se kurdo qe e kërkon atdheu do ti përgjigjem ashtu qysh na mësove dhe na rrite me idealin e lirisë.”, ka shkruar ndër tjera në Facebook Bahri Ahmeti.

    Postimi i tij i plotë:

    Te dashur miq,

    Sot me 09.08.2022, pas 25 vite angazhim ushtarak në UÇK, TMK, FSK dhe Ushtri të Kosovës ku sot përfundova karrieren time zyrtare pasi arrita moshën e pensionimit si 50 vjeçar.

    Tërë karrieren time u angazhova për atdheun dhe shtetin e Kosovës, pensionimi im është vetëm zyrtar pasi qe kurdo herë qe te më thrret atdheu dhe Republika e Kosovës do të jam i gatshëm për tju përgjigjur atdheut me tërë potencialin tim personal dhe familjar.

    Falenderoj te gjitha strukturat komanduese dhe ushtarake te FSK-së, të gjithë kolegve dhe gjeneratave te reja ju uroj suksese në shërbim ushtarak dhe mbrojtje te shtetit.

    Babë sot zyrtarisht u pensionova nga Ushtria e Kosovës ku para 25 viteve e nisëm së bashku sakrificën për ndërtimin e UÇK-së, e qe më 15 maj 1999 u ndave nga rrugtimi ynë i përbashkët për të pritur lirinë dhe ndërtuar Ushtrinë e Kosovës, por asnjëher nuk u ndave nga mendja dhe frymëzimi im për te jap kontributin timë për ndërtimin e Ushtrisë së Kosovës ashtu qysh ti e deshte.

    Babë ashtu qysh u betova para teje si ushtar i UÇK-së, u betova para varrit tëndë edhe për TMK-në, FSK-në dhe Ushtrinë e Kosovës, prap sot po betohem para teje se kurdo qe e kërkon atdheu do ti përgjigjem ashtu qysh na mësove dhe na rrite me idealin e lirisë.

    Babë Ti dhe Leotrimi pushoni të qetë pasi qe Ushtria e Kosovës është bërë realitet e në mesin saj ka shumë Leotrima te rijnë qe do ti ruajnë vlerat e UÇK-së dhe gjakun e juaj të derdhur për atdhe.

    Pusho i qetë Heroi im, Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirve!

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.