[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Pep Guardiola ditën e djeshme tha se në vitin 2023, kur t mbyllë kontratën me Manchester Cityn do e lërë momentalisht trajnimin për të pushuar dhe më pas do i pëlqente të merrte drejtimin e një kombëtareje latine apo europiane.
Natyrshëm të gjithë kthyen sytë nga Spanja, atdheu i Guardiolas dhe një nga kombëtaret ku ai do përshtatej më shpejt dhe do e kishte më të garantuar suksesin. Sot Luis Enrique, trajneri aktual i Spanjës u pyet në lidhje me ardhjen e Guardiolas te “Furia e Kuqe”.
[the_ad id="78756"]
Ish-trajneri i Barcelonës tregohet i gatshëm për t’i liruar vendin e Guardiolas. “Do të doja shumë që Pep (Guardiola) të bëhej trajneri i Spanjës. Ai do të ishte njeriu ideal për të drejtuar ekipin kombëtar spanjoll”, tha Enrique.