Komuna e Fadil Nurës po shënon një-vjetorin e qeverisjes, shkruan portali Rajoni.org.
Mirëpo, që në fillim të kësaj qeverisjeje është vënë re një nisje mjaft e dobët nga Nura.
Në përvjetorin e fillimit të qeverisjes së tij, i vjen diçka mjaft kreative nga një këshilltar komunal.
Asamblisti nga radhët e VV-së, Hysni Mehani ia ka radhitur kryetarit Fadil Nura 56 pika kryesore (ndodhi), që në periudhën një-vjeçare qeverisëse të tij kanë ndodhur.
Me apo pa dashjen personale të kryetarit, të gjitha këto ndodhi janë ngjarje të shëmtuara (njëkohësisht të vërteta), që komuna e Skënderajt është përfshirë.
Postimi i plotë i Mehanit:
Si këshilltar komunal, për çka do e mbani mend qeverisjen njëvjeçare të Fadil Nurës dhe Sami Lushtakut?
1. Për 50 mijë eurot e planifikuara me ja maru shtatoren Sami Lushtakut,
2. Për ndërrimin e pronës komunale me vëllain e pronarit prej të cilit Fadil Nura e ka blerë banesën në vitin 2022,
3. Për ndarjen e 100 mijë eurove për vetura zyrtare,
4. Për shkruarjen gabim të emrit të Komandantit Legjendar,
5. Për largimin nga puna të një nane gjatë pushimit të lehonisë,
6. Për sorrat që nuk i tutën,
7. Për veturën me qera të marrë nga komuna për nevojat e u.d. kryetarit sepse dhjetëra veturat që i ka në pronësi komuna nuk i pëlqenin u-dehit,
8. Për numrin e madh të vendimeve të kthyera të jashtëligjshme nga MAPL,
9. Për dhënien e pronës komunale (ish objekti i Stamatologjisë dhe Pediatrisë) një militanti partiak me çmim qesharak e aspak real me çmimin e tregut,
10. Për ndërtimet paleje dhe vendimet kontraverse; fillimisht për rrënim e mandej dhënien e lejeve për ato ndërtime,
11. Për vizitat e shpeshta të hetuesve në komunë,
12. Për drekat dhe darkat e shtatëfishuara,
13. Për shkarkimin e dhunshëm të drejtorit të QKMF-së të zgjedhur me konkurs, dhe emërimin e ish kandidatit të PDK-së për Kuvend Komunal drejtor në QKMF,
14. Për kërkesën skandaloze për shkarkimin e komandantit të policisë në Skënderaj dhe rikthimit të militantit të tyre si komandant. Si dhe, kërcënimin se do ta ndërpresin bashkëpunim me nivelin qendror,
15. Për përjashtimin e opozitës nga të gjitha komisionet,
16. Për vendimin për mos ta rrënuar gjimnazin “Hamëz Jashari” pas presionit të opozitës, si dhe, vendimin për rinovimin e këtij objekti pa e ditur se për çfarë do të shërbejë në të ardhmen,
17. Për paaftësinë me e funksionalizu elektronikën që kur ikën nuk e lanë dhe kur kthyen pas 4 viteve e gjetën, por nuk dijnë ta funksionalizojnë kur po kalojnë një vit në qeverisje,
18. Për truallin që dikur kishte pasur krisma,
19. Për shkarkimin e ish kandidatit të PDK-së nga drejtori i QKMF-së dhe emërimin e kushëririt dhe shokut të klasës së Fadil Nurës drejtor në QKMF.
Ka keq! Por ka edhe më keq!,
20. Për pronto shefin për 6 muaj. Fillimisht e punësojnë ish kandidatin e PDK-së në qendrën për punë sociale dhe pa kaluar 6 muaj e bëjnë shef në atë qendër,
21. Për punësimet nepotiste; reja e anëtares së kryesisë, ish-asamblisteja, vëllai i asamblistit, gruaja e asamblistit, gruja e drejtorit, e kështu pafund. Pa takat. Pa marre. Pa njerëzillek,
22. Për vendimin ndërprejës së punimeve për ndërtimin e çerdhes së dytë në Skënderaj,
23. Për mykun nëpër QMF dhe AMF,
24. Për largimin nga grandi i përfomancës për mirëqeverisje,
25. Për gjeneralin-nënkryetar që më shumë e respekton një serb të Beogradit sesa vullnetin e mbi 50% të shqiptarëve,
26. Për tenderët,
27. Për analfabetizmin funksional dhe mosdijën për të lexuar drejt raportin e KDI-së dhe paditurinë me e bë dallimin mes KAB-it dhe planifikimit vjetor të buxhetit,
28. Për kompanitë e reja që u krijuan dhe aksionarët që rrijnë nën hije,
29. Për vendimin e përvjetshëm për ta rinovuar Shtëpinë e Kulturës, e sërish kulmi pikë,
30. Për mosrealizimin e asnjë premtimi elektoral dhe tentimin e përvetësimit të projekteve nga qeverisja e kaluar dhe niveli qendror si projekte të tyre,
31. Për u.d kryetarin manekenë që bën sfilata mode pa pistë,
32. Për subqendrat që nuk u bën,
33. Për fasadat që do të shpërblehen me leje për mbindërtime,
34. Për qeverisjen fasadë me dritare të shokut të partisë,
35. Për mosmabjtjen e dëgjimeve buxhetore siç e parasheh ligji,
36. Për fotot e bukurive natyrore të fshatarëve, Izbicë, Krasmiroc e Kopiliq i Poshtëm, por që po u mbyllen shkollat pa nxënës,
37. Për djalin e gjeneralit deputet që rridhte lot krokodili sesi qeveria qendrore po e linte Drenicën pa ujë, kur vet e kishin lanë që 20 vjet,
38. Për u.d kryetarin që e ka lexuar Dostojveskin por nuk din me ja shkru emrin,
39. Për 16% të buxhetit të realizuar në 9 muajt e parë të vitit,
40. Për subvencionet skandaloze në bujqësi,
41. Për nxënësit që nuk i morën shpërblimet siç iu premtua për sukseset e arritura,
42. Për Shtëpinë e Kulturës që nuk e ka mbajtur asnjë aktivitet kulturor,
43. Për urimet në vend të ngushëllimeve në rastet mortore nga gjenerali-nënkryetar,
44. Për të punësuarit e qeverisjes së kaluar që u bën përkrahës të qeverisjes aktuale,
45. Për lumin e qytetit që u pastrua 10 metra sa për të bërë fotografi,
46. Për stacionin e autobusëve që nuk u ndërtua e as nuk u planifikua të ndërtohet,
47. Për fasadat në qytet që iu dhanë t’i ndërtojë anëtarit të PDK-së dhe krekosjës së tij për fitimin e madh,
48. Për kanalizimet e thyera ende pa u ndërtuar,
49. Për ujin që nuk piku nga dora e komunës,
50. Për doktorin asamblist që ua mori votën pacientëve, por kurrë nuk e çeli gojën për ta,
51. Për asfaltin që nuk u shtrua, por që do të shtrohet edhe aty ku nuk shihet,
52. Për fermerin militant që i shtrohet rruga deri te dera e fermës pa pasë asnjë frymë në fermë,
53. Për trotuarin që nuk vlen gjë tjetër, përveç tenderit,
54. Për fermerin e vërtetë që nuk mori kurrë asgjë nga qeverisja komunale,
55. Për zhgënjimin që pati personi që bërtiste “o u kënaqum krejt”,
56. Për 45 ditët e mbetura dhe një vit të shkuar dëm./Rajoni.org/