Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Për të prodhuar Bitcoin konsumohet energji sa e gjithë Argjentina

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Nxjerrja e Bitcoin në të gjithë botën konsumon një sasi të energjisë elektrike të barabartë me nevojat e të gjithë Argjentinës.

    Të dhënat u komunikuan disa ditë më parë nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit, të cilët zhvilluan “Cambridge Bitcoin Electricity Consumption Index”, një indeks që mat sasinë e energjisë së përdorur globalisht për nxjerrjen e kriptovalutave. Pse nxjerrja e bitcoin-eve kërkon kaq shumë energji elektrike? A ia vlen?

    [the_ad id="78756"]

    Bitcoin është një kriptovalutë, domethënë një monedhë elektronike që krijohet digjitalisht përmes software-it specifik. Procesi i gjenerimit të bitcoin përfshin zgjidhjen e llogaritjeve shumë të komplikuara që kërkojnë kompjuterë shumë të fuqishëm të pajisur me procesorë veçanërisht me performancë të lartë. Ata që nxjerrin Bitcoin përdorin super kompjuterë të veçantë, shpesh të vetë-ndërtuar dhe të pajisur me dhjetëra procesorë që punojnë njëkohësisht me qëllimin e gjenerimit të monedhës digjitale. Kërkojnë sisteme ftohje shumë efikase dhe të etura për energji, të cilat janë thelbësore për të shmangur mbinxehjen e makinerive.

    Vlera e bitcoin në vitet e fundit ka pësuar disa luhatje. Pas një rritjeje të parë në fund të vitit 2017 që për disa javë bëri që ajo të kalonte nga 700 në mbi 15 000 dollarë, Bitcoin mbeti pak a shumë i fjetur deri para disa javësh, kur deklaratat e Elon Musk dhe blerja e Bitcoin prej Tesla-s mbi 1.5 miliardë dollarë e kanë rritur vlerën e saj në mbi 43 000 dollarë.

    Interesi i ripërtërirë në monedhën digjitale ka shtyrë të apasionuarit dhe kureshtarët e thjeshtë të provojnë forcat e tyre në nxjerrjen e monedhës, me shpresën për të marrë të ardhura brenda një kohe të shkurtër.

    Por nxjerrja e bitcoin është një proces i komplikuar dhe veçanërisht i shtrenjtë nga pikëpamja e energjisë. Sipas studiuesve të Kembrixhit, nxjerrja e Bitcoin konsumon 121.36 terawat orë (TWh) energji elektrike, d.m.th. sa e tërë Argjentina. Kjo do të thotë që, deri më sot, kriptovaluta është përgjegjëse për konsumin e 0,5{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} të të gjithë energjisë elektrike të prodhuar në botë.

    Sipas studiuesve të Kembrixhit, konsumi i energjisë elektrike për nxjerrjen e bitcoin është vendosur të rritet derisa çmimi i bitcoin të bjerë përsëri. Dhe në atë pikë, do të kuptohet nëse aktiviteti i nxjerrjes së Bitcoin do të jetë akoma i përshtatshëm.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.