Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Për vrasjen e gruas në Skenderaj, ka pasur shkelje nga autoritetet

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Në janar të këtij viti, Lirije Qerimaj ishte vrarë në Llaushë të Skenderajt.

    48-vjeçarja u vra me armë zjarri, të cilën, sipas aktakuzës, e shkrepi bashkëshorti i saj, Skënder Qerimaj.

    [the_ad id="78756"]

    Viktima kishte kërkuar mbrojtje nga shteti, por asaj nuk i ishte dhënë siguri. Disa ditë para vrasjes, Lirije Qerimaj e kishte raportuar rastin në Polici.

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në emisionin “KALLXO Përnime” tha se për këtë rast shteti ka dështuar t’i përmbushë detyrimet e tij pozitive në raport me viktimën.

    “Te rasti i Skenderajt ne kemi hulumtuar dhe e kemi hetuar si rast. Kemi ardhur në përfundim se ka pasur shkelje nga autoritetet, pra shteti ka dështuar t’i përmbushë detyrimet e tij pozitive në raport me viktimën për arsye se nuk i ka ofruar mbrojtje të nevojshme dhe në këtë rast Policia dhe Prokuroria janë organet përgjegjëse apo mekanizmat që kanë dështuar dhe nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre me qëllim që të evitohet ky rast” – ka thënë Qelaj në emisionin ku është trajtuar tema e grave të vrara në Kosovë në 12 vitet e fundit.

    Viktima kishte kërkuar mbrojtje nga shteti, por asaj nuk i ishte dhënë siguri.

    Viktima e këtij rasti, Lirije Qerimaj, më 1 janar kishte kërkuar mbrojtje nga shteti pas dhunës nga burri i saj, ndërsa kërkesa për mbrojtje ishte dorëzuar në ditën kur ajo u vra, më 5 janar.

    Gjykata e Mitrovicës e ka dënuar me 24 vite burgim e 500 euro gjobë Skender Qerimajn, i cili është i akuzuar nga Prokuroria e Mitrovicës për vrasjen e gruas së tij, Lirije Qerimaj në Llaushë të Skenderajt.

    Për veprën penale të vrasjes, Gjykata e ka dënuar me 22 vite, për dhunë në familje me 1 vit burgim e 500 euro gjobë, për veprën të armëmbajtes pa leje me 1 vit burgim dhe për lëndim të lehtë trupor me 1 vit e gjashtë muaj, gjithsej, gjykata ia ka unifikuar dënimin me 24 vite burgim.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.