Memphis Grizzlies kanë marrë një fitore të madhe duke mposhtur Los Angeles Lakers.
Pavarësisht një tjetër super paraqitje të LeBron James me 35 pikë, 9 rebounds dhe 7 asistime, nuk ishin të mjaftueshëm që t’i sjellin fitoren Lakers, transmeton lajmi.net.
Çerekët dy dhe tre ishin vendimtar për fitoren e vendasve, derisa ylli i ndeshjes Desmond Bane që shënoi 23 pikë dhe dhuroi tre asistime, derisa kontribuoi edhe me tre vjedhje të topave.
Për Grizzlies kjo ishte fitorja e nëntë radhazi në ligë dhe vazhojnë me këtë seri fantastike.
Gjithashtu, një tjetër gjë që mori vëmendjen në këtë takim, ishte një bllokim që bëri Ja Morant, me dy duart, ku edhe goditi me kokë tabelën, sidoqoftë ishte për t’u admiruar.
Ndërkohë këto janë rezultatet e takimeve të tjera:
Magic 100 – 102 Wizards
Raptors 105 – 101 Pelicans
Rockets 123 – 141 Timerwolves
Thunder 95-99 Nuggets
Mavericks 113-99 Bulls
Warriors 96-82 Cavaliers
Trail Blazers 103-88 Kings.