Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Përplasen Mushkolaj dhe ish drejtori i Skenderajt për rastin “Lushtaku”

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një përplasje ka ndodhur mes ish-drejtorit për Gjeodezi në komunën e Skenderajt, Ramiz Shala dhe analistit Imer Mushkolaj në ‘Debat Plus’ për rastin “Lushtaku”. Sipas analistit Mushkolaj, ka interes të madh publik për të ditur se çfarë ka ndodhur në këtë ngjarje, ndërsa Shala ka thënë se pa u treguar e vërteta e ngjarjes nuk duhet të bëhet gjyqi nga mediat

    Ramiz Shala – ish-drejtor për Gjeodezi në Komunën e Skënderajt, ka thënë se për rastin “Lushtaku”, është bërë shumë zhurmë në media.

    [the_ad id="78756"]

    I ftuar në emisionin “Debat Plus”, Shala ka thënë se e vërteta nuk është thënë akoma, sepse në këtë vend Gjykata kompetente nuk e ka thënë të vërtetën ende.

    “Në rastin përkatës me datën përkatëse, ka ndodhur një prej veprave penale e që janë të përfshirë tre qytetarë e dy policë, në raste të tilla mediat janë pasqyra, në të cilat duhet të pasqyrohet e vërteta bazuar në fakte”, ka thënë Shala.

    Sipas tij, bazuar në raportit zyrtar të Prokurorisë së Shtetit, në 24 orët e fundit, ka shumë raste dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë, dhe siç thotë ai, asnjëra nuk është prezentuar në media.

    Ndërsa për këtë ka replikuar analisti Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se Nuredin Lushtaku, është person publik, interesi më i madh i mediave është se çfarë ndodh me personat publikë.

    Analisti, Imer Mushkolaj

    Sipas Mushkolajt, ka interes të madh publik të dihet se çfarë ka ndodhur në këtë ngjarje e jo të relativizohet ngjarja që sipas tij po e bën Shala.

    ” Zotëri Lushtaku është person publik, lum na që e kemi”, ka thënë Shala duke iu kundërpërgjigjur Mushkolajt.

    Ndërsa Mushkolaj ka thënë se Shala nuk është personi kompetent që tregon se çfarë duhet të publikohet në media.

    Sepse sipas tij, Shala po e relativizon ngjarjen, duke mos qenë pronar i së vërtetës.

    Shala, për policin Enver Smakiqi, ka thënë se ka dhjetra raste në të cilat ka shkaktuar “Bela”, e që sipas tij, nuk duhet të bëhet gjyqi publik pa u ditur e gjithë e vërteta dhe ecuria e ngjarjes.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.