Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Përplasje e ashpër/ 39-vjeçari e kafshon në vesh njërin nga të dyshuarit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raportojnë mediet.

    Një rrahje brutale ka ndodhur mesditën e djeshme në kafenenë “My bar” në qytetin e Gjilanit, ku katër persona janë përleshur fizikisht mes vete.

    [the_ad id="78756"]

    Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur teksa katër burrat po qëndronin në lokal, ku kishin nisur të ofendojnë me fjalë fyese njëri-tjetrin. Zënka dyshohet të ketë vazhduar edhe jashtë hapësirave të lokalit ku njëri 39-vjeçar ka marrë nga vetura e tij një shufër metalike me të cilën ka vazhduar të ofendojë tre të dyshuarit tjerë.

    Në këtë situatë tre burrat kanë filluar ta sulmojnë të dyshuarin të cilin e kanë goditur nëpër pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar atij lëndime trupore. Në përleshje e sipër, 39-vjeçari  si sulm ka përdorur kafshimin në vesh ndaj njërit prej të dyshuarve, i cili si pasojë e kësaj është dërguar me urgjencë në spital.

    Ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe tre të dyshuarit tjerë, të cilët më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

    Me urdhër të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.