Pesë zebra janë endur nëpër një qytet të Maryland për më shumë se 10 ditë tani, raportuan disa media.
Zebrat, të cilat u arratisën nga një fermë private, janë duke shëtitur nëpër rrugë.
Tre nga zebrat u raportuan për herë të parë tek zyrtarët më 31 gusht.
“Është diçka që nuk e kemi parë kurrë, kjo është e sigurt”, ka thënë Rodney Taylor, shefi i Divizionit të Shërbimeve të Kafshëve të Qarkut. ” Shumë njerëz po flasin për këtë”.
Paul Curling i tha The New York Times se vajza e tij 10-vjeçare, Layla, i vuri re në shinat hekurudhore pas shtëpisë së tyre.
“Mami, e di që nuk do ta besosh këtë, por më beso kur të them: sapo pashë disa zebra pas shtëpisë”, i tha Layla mamasë javën e kaluar, tha Curling.
Curling tha se askush nuk e besoi atë derisa panë një zebër nga dritarja e dhomës së gjumit dhe nuk u besuan syve të tyre.