Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Pigmenët, banorët më të lashtë të Afrikës që vazhdojnë jetesën primitive

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Nzie Fouer, udhëheqës i familjes Fouer, e cila jeton në vendbanimin Bikuitsi-Njule në Kamerun, tha për Anadolu Agency se ky komunitet dëshiron ta vazhdojë jetën duke peshkuar, gjuajtur dhe duke mbledhur fruta në pyll.

    Pigmenët, të cilët kanë vazhduar gjuetinë në pyje për rreth 5 mijë vjet, nuk duan të heqin dorë nga mënyra e tyre e jetesës primitive.

    [the_ad id="78756"]

    Pigmenët, të cilët jetojnë në zonat pyjore të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore pranë Oqeanit Atlantik dhe njihen si njerëzit më të shkurtër në botë, përpiqen të ruajnë kulturën e tyre të gjuetisë pavarësisht mijëra viteve që kanë kaluar.

    Evropianët u dhanë emrin “pigmen”, që do të thotë “xhuxh” në greqishte, indigjenëve të cilët janë mesatarisht 120 centimetra të gjatë.

    Mendohet se sot ka afërsisht 120.000 pigmenë dhe shumica e tyre jetojnë në zonat e pyllëzuara të Kamerunit pranë Oqeanit Atlantik.

    Grupe të vogla pigmenësh gjenden gjithashtu në Ruandë, Burundi, Republikën e Afrikës Qendrore, Republikën Demokratike të Kongos, Zambi, Gabon dhe Angolë.

    – Kultura 5.000-vjeçare e gjuetisë

    Pyjet e shiut të banuara nga pigmenët po varfërohen shpejt për shkak të prodhimit të drurit dhe minierave. Vendbanimet e pigmenëve, të cilëve nuk u lejohet të jetojnë në pyjet që janë shndërruar në parqe kombëtare, po bëhen më të ngushta.

    Përpjekjet integruese të qeverisë së Kamerunit për pigmenët kanë rezultuar të pasuksesshme.

    Pigmenëve nuk u pëlqen të komunikojnë me të huajt dhe të fotografohen, duke preferuar një mënyrë jetese të ndryshme nga popujt e vendosur të kontinentit afrikan.

    Ata ende jetojnë si njerëzit e epokave të lashta, duke kaluar pjesën më të madhe të kohës duke gjuajtur thellë në pyje dhe duke mbledhur fruta dhe barëra.

    Pigmenët nuk përdorin para, por tregtojnë produktet që ata gjuajnë dhe mbledhin me komunitetet e tjera për nevojat e tyre.

    Pigmenët, të cilët lëvizin shpesh për të gjetur pre, bëjnë shigjeta dhe shtiza nga druri dhe guri për të vrarë majmunë, antilopa, gazela dhe elefantë.

    Pemët e egra frutore janë burimi kryesor i ushqimit për pigmenët. Frutat si kumbulla e egër e quajtur Safou, mango e egër dhe lajthia, konsumohen çdo ditë nga pigmenët.

    Nzie Fouer, udhëheqës i familjes Fouer, e cila jeton në vendbanimin Bikuitsi-Njule, rreth 70 kilometra larg qytetit të Kribi në perëndim të Kamerunit, tha për Anadolu Agency (AA) se ky komunitet dëshiron ta vazhdojë jetën duke peshkuar, gjuajtur dhe duke mbledhur fruta në pyll.

    “Por disa njerëz fillojnë të presin pemët në pyjet tona. Na shqetëson fakti që dëshirojnë të na i marrin shtëpitë tona”, tha ai.

    Ndërkaq, Aboumyem Amoura, anëtarja më e vjetër e familjes Amoura, e cila jeton në rajonin Bikuitsi-Njule të pyllit, tha se ka lindur në këtë pyll dhe dëshiron të vdesë aty.

    “Ky pyll na jep gjithçka që na nevojitet”, shprehet ajo.

    Pasi nuk mund të përfitojnë nga asnjë shërbim social, veçanërisht shëndeti, i vendeve ku jetojnë sepse nuk pranohen si qytetarë, pigmenët përdorin gjethet, lëvoret e pemëve dhe bimët e egra në pyll për trajtim.

    Shurupi i bërë nga gjethet e pemës Moringa (pema e mrekullisë), e cila zakonisht gjendet në pyjet e shiut ku jetojnë pigmenët, përdoret në trajtimin e presionit të lartë të gjakut.

    Ata po ashtu përdorin kremin që prodhojnë nga bima Nlouer kundër helmimit, si dhe shurupin e fituar nga zierja e lëvores së pemës Abda Zoak (pema e elefantit) në trajtimin e çrregullimeve të stomakut dhe sëmundjeve të përjetuara nga gratë gjatë shtatzënisë.

    Për trajtimin e dhimbjeve të kockave dhe nyjeve, ata ngrohin lëvoren e pemës Azobe dhe e vendosin atë duke masazhuar zonën e ndikuar.

    – Jetojnë në shtëpi të bëra prej drunjve Nzon dhe Mbunde

    Pigmenët jetojnë në shtëpitë që ata ndërtojnë nga degët dhe gjethet e gjera të pemës Nzon dhe Mbunde, të cilat gjenden në pyll.

    Për shkak se lëvizin shpesh, ata ndërtojnë shtëpitë e tyre të përkohshme për rreth një orë.

    Pasi kalojnë ditët e tyre duke gjuajtur dhe mbledhur fruta të egra, pigmenët mblidhen rreth zjarrit që ndezin në mbrëmje, bisedojnë, dëgjojnë këshillat e pleqve të tyre dhe vallëzojnë.

    – Pigmenët besojnë në jetën pas vdekjes

    Pigmenët përgjithësisht ruajnë besimin e tyre në animizëm. Ata besojnë se çdo gjë në natyrë ka shpirt, si dhe ekzistencë materiale, dhe mendojnë se çdo objekt kontrollohet nga një frymë.

    Pigmenët fshehin të vdekurit e tyre në lëvore drunjsh ose shpella, pasi besojnë në një jetë të përtejme dhe se shpirtrat e paraardhësve të tyre jetojnë kudo.

    Megjithatë, viteve të fundit, është e mundur që të hasen muslimanë dhe të krishterë në mesin e pigmenëve që kanë ardhur në kontakt me jetën e vendosur.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.