Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Piratët sulmojnë anijen turke, marrin peng 15 marinarë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    15 marinarë nga një anije turke kontejnerësh janë rrëmbyer nga piratët në brigjet e Nigerisë. Piratët hipën në anije dhe thyen mbrojtjen. Anija e mallrave ishte me flamur liberian. Gjatë ndërhyrjes një marinar me origjinë nga Azerbajxhani u vra, ndërsa 15 nga 19 të tjerët u morën peng.

    Mediat turke raportojnë se Presidenti Erdogan komunikoi sot dy herë në telefon me kapitenin e anijes, Furkan Yaren, i cili arriti që shpëtonte duke qëndruar në bord pas sulmit. Presidenti Erdogan deklaroi se përpjekjet për të shpëtuar personelin e rrëmbyer po vazhdojnë intensivisht.

    [the_ad id="78756"]

    Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se anija e cila u sulmua nga banditë detarë pranë Nigerisë gjendet në ujërat territorialë të Gabonit dhe se kanë filluar kontaktet e nevojshme me të gjitha vendet për të shpëtuar qytetarët e rrëmbyer turq.

    Ai deklaroi se anija është e një pronari të huaj dhe me flamur të huaj, por ekuipazhi është siguruar nga një kompani turke.

    “Me fjalë të tjera, anija nuk i përket kompanisë turke. 19 pjesëtarë të ekuipazhit në të ishin turq, një prej tyre azerbajxhanas. Fatkeqësisht, vëllai ynë azerbajxhanas ndërroi jetë“, tha shefi i diplomacisë turke.

    Çavuşoğlu rikujtoi se dje për këtë zhvillim ka folur me homologun i tij nga Azerbajxhani, Jeyhun Bayramov. “Ministritë dhe njësitë konsullore të dy vendeve po punojnë për marrjen e kufomës dhe dërgimin e saj në Azerbajxhan përmes Turqisë”, theksoi ai.

    Çavuşoğlu deklaroi se anija është në ujërat territorialë të Gabonit dhe po pret të ankorohet në Port Gentil dhe se nga Gaboni është kërkuar personel teknik.

    “Sapo anija të ankorohet, ne do ta marrim kufomën tonë dhe do të kryejmë veprimet e nevojshme atje”, shtoi ministri turk.

    Ai njoftoi se ambasadorja e Turqisë në Libreville, Nilüfer Erdem Kaygısız, ka mbërritur në Port-Gentil me aeroplanin e parë këtë mëngjes dhe se ajo po e monitoron procesin nga afër.

    “Nga ana tjetër, i kemi filluar kontaktet e nevojshme me të gjitha vendet për lirimin e qytetarëve tanë që u rrëmbyen“, deklaroi Çavuşoğlu.

    “Këta banditë dhe piratë që rrëmbyen qytetarët tanë nuk janë përgjigjur ende. Ata edhe më parë kanë sulmuar anijet tona dhe anijet e vendeve të tjera. Ata telefonojnë dhe përcjellin kërkesat e tyre pas një kohe të caktuar”, shtoi ai.

    Anija e mallrave “Mozart” dje u sulmua nga piratë në një pikë rreth 180 milje larg qytetit Lagos të Nigerisë. Ata morën peng 15 nga 19 anëtarë të ekuipazhit turk dhe u larguan nga anija, ndërsa gjatë zhvillimeve vranë një pjesëtarë të personelit, shtetas i Azerbajxhanit. Me tre pjesëtarë të ngelur, anija filloi të lëvizë drejt portit të qytetit Port-Gentil të Gabonit

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.