Partia në pushtet në Skenderaj ka vazhduar me politizimin e institucionve lokale të kësaj komune në përgjithësi dhe arsimit në veçanti; pasi qe në punsime është duke i zgjedhur militanten e vetë, madje edhe si drejtor të shkollave të kësaj anë, shkruan portali rajoni.org.
LEXO EDHE: Qeverisja Nura punëson kandidatin e PDK’së për asamble të Skenderajt
Rasti i fundit në këtë drejtim ka të bëjë më shkollën fillore të Qubrelit ku në vend të Florim Rrustemit si njeri ndër drejtorët më të sukseshem të kësaj komune dhe ish ushtar i UÇK-së është emëruar Bekim Buliqi.

Burime të konfirmuara të portalit rajoni.org marrin vesh se Bekim Buliqi është anëtar i kësaj partie dhe në zgjedhjet e fundit ishtë pjesë e shtabit zgjedhor nga nëndega e Qubrelit.
Rajoni ditëve në vijim do të raportoj edhe për punësimet tjera qe janë bëre dhe janë duke u bëre nga Komuna e Skenderajt./Rajoni.org/
