Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Plas sherri në një familje kosovare: Burri e sulmon gruan shkaku i xhelozisë, për blerjen e bukës e rrah edhe djalin në gjumë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Telashet familjare janë të shpeshta, ku anëtarët përleshen mes vete apo pësojnë nga kryefamiljari. E këto zënka shpesh herë kalojnë edhe muret e shtëpisë, duke u nevojitur kështu ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të zgjidhur problemet, raporton sinjali.

    Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në një familje në Podujevë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur.

    [the_ad id="78756"]

    Sinjali mëson se i dyshuari fillimisht ka rrahur gruan e tij teksa po udhëtonin me veturë, ndërsa djalin e ka sulmuar gjatë kohës që ai po flinte.

    Rastin në Polici e ka denoncuar gruaja, e cila ka bërë të ditur edhe motivin që dyshohet se e shtyu 40-vjeçarin t’i bëjë këto veprime. Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari e ka rrahur bashkëshorten e tij për shkaqe xhelozie. E një ditë më vonë blerja e bukës u bë mollë sherri për të dhe djalin e çiftit, i cili u rrah nga babai i tij gjatë kohë që ishte në gjumë. Si pasojë e kësaj, nëna bashkë me djalin kanë shkuar të jetojnë në familjen e viktimës.

    Njësitë policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje, ku kanë arrestuar të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Para hetuesve policorë i dyshuari ka pranuar që ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

    Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.