Dje policia në Skënderaj ka arrestuar një person shkruan portali Rajoni.org.
Personi në fjalë ka shkuar t’i deponojë 50€ në bankë, por siç duket aty e ka gjetur “taksirati i fshehur”.
Paratë që ai kërkonte t’i depononte dolën të jenë falso, me apo pa qëllimin e tij. Kështu punëtorja e bankës lajmëron policinë, dhe policia e arreston personin.
Mos të harrojmë të përmendim se rastet e qarkullimit të parasë falso janë rritur në Kosovë, kështu që nuk përjashtohet mundësia që të dyshuarit t’ia ketë lënë në dorë dikush ato para gjatë tregtimit.
Raporti i plotë i policisë:
“FALSIFIKIM I PARASË
Skënderaj, 01.12.2022, 17:00. Ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës, ka raportuar se në bankomat është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga njësit policore kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar si provë materiale.”/Rajoni.org/