Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Policia interviston personat që sulmuan Albin Kurtin në Skenderaj

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar personat që sulmuan kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në Skenderaj, dy ditë më parë.

    Kurti ishte i shoqëruar nga forca të shumta policore gjatë vizitës së tij parazgjedhore në Skenderaj. Një grup i njerëzve fyen dhe e sulmuan me gjësende të ndryshme kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, pas arritjes në qytet.

    [the_ad id="78756"]

    Personat që shkaktuan këtë incident u intervistuan nga Policia e Kosovës dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është fyer dhe sulmuar me gjësende nga disa persona. Njësiti policor ka identifikuar dhe intervistuar të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndërkohë, të pyetur nga Koha për detaje më të hollësishme për mbrojtjen e Kurtit dhe arsyet që çuan që të ketë numër më të lartë të forcave policore në Skenderaj, Zyra e iformimit e Policisë së Kosovës ka thënë se veprimet e saj i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe planifikimeve operacionale.

    “Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, të gjitha veprimet e saj i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe planifikimeve të saj operacionale. Policia e Kosovës, lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës me kohë ka përgatitur urdhrin operativ, i cili ka për qëllim ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha fazat, para gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Veprimet policore realizohen konform urdhrit operativ, ku sipas informacioneve dhe vlerësimeve operacionale, angazhohen njësitet relevante policore me qëllim të krijimit të një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, ka thënë Policia e Kosovës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.