iga më atraktive në Evropë, Premier League vazhdon sonte më dy sfida tejet interesante, shkruan RTKLive.com.
Përballja kryesor e natës sotme në elitën e futbollit anglez, është dueli Liverpool-Leicester Citym ndeshje kjo që luhet në ‘Anfield’.
‘The Reds’ synojnë pikët e plota në këtë ndeshje në mënyrë që mbesin në garën për kreun e tabelës, edhe pse aktualisht diferenca mes tyre dhe Manchester Cityt është 12 pikë.
Skuadra e Jurgen Klopp i pret një sfidë e ‘nxehtë’, sepse Leicester jo rrallëherë di të befasojë skuadrat e mëdha.
Interesant pritet të jetë edhe përballja Wolves-Arsenal. Aktualisht ‘Topçinjtë’ renditen në pozitën e gjashtë me 36 pikë, vetëm dy më shumë së Wolves, andaj fitorja nga kjo sfidë është mjaft e rëndësishme për të dy skuadrat.
Të dy ndeshjet nisin në orën 20:45.