Prishtina kanë arritur fitoren e dytë radhazi, duke e mposhtur Llapin si mysafir falë golave të Endrit Krasniqit, i cili shënoi në minutën e 75-të dhe Leotrim Kyreziut në përfundim të ndeshjes. Ndërsa, te Llapi penallti ka humbur Ahmed Januzi.
Llapi si një pretendet për titull nuk po i ecën mirë. Pas 13 xhirove ekipi i Tahir Batatinës i ka vetëm dy fitore dhe dy barazime dhe gjenden në pozitën e parafundit, që i dërgon në Ligën e Parë.
Kurse ne sfiden tjetër Trepça ’89 ka mposhtur Besën me rezultat 4-2 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës.
Berisha shënoi golin e parë në minutën e katërt duke u ndjekur më pas me dy golat e shënuar nga Darwish në minutën e 22-të dhe 25-të.
Pejanët shënuan dy gola për të rihapur ndeshjen me Tahirin në minutën e 43-të dhe Marques Da Silva në minutën e 52-të.
Golin e katërt për Trepça ’89 e shënoi Berisha në minutën e 67-të të ndeshjes. Me këtë fitore, Trepça ’89 është në vendin e shtatë me 17 pikë derisa Besa është e fundit në tabelë me 6 pikë.