Tensionet janë duke u rritur te Manchester United, ku raportohet se Bruno Fernandes është një nga lojtarët që marrin në pyetje trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, që është pranë shkarkimit.
Man United pësoi humbje turpëruese fillimisht nga Liverpool me rezultat 0 – 5, pastaj filloi këndelljen duke triumfuar ndaj Tottenhamit dhe arriti barazim me Atalanta, derisa në vikendin e kaluar pësuan humbja nga Man City, transmeton lajmi.net.
Solskjaer është në presion të vazhdueshëm, pasi në 12 ndeshje ka regjistruar gjashtë humbje dhe bordi është duke konsideruar seriozisht shkarkimin.
Daily Star raporton se Fernandes është një nga lojtarët që besojnë se Solskjaer nuk ka ndonjë plan adekuat për skuadrën.
Ronaldo thuhet se është i alarmuar dhe shokuar nga rënia e madhe e Man United dhe si standardët kanë rënë që kur u largua, 12 vite më parë.
Po ashtu, edhe disa futbollistë të tjerë thuhet se kritikojnë teknikun norvegjez për minutazhën e ulët që i jep disa futbollistëve, siç është rasti i Donny van de Beek.
E ardhmja e Solskjaer nga klubi anglez do zbulohet gjatë kësaj jave, derisa janë në pushim internacional.