Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Profesori nga Drenica: Mos pritni viza nëse qeveria nuk punon 24/7 për to

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Profesori nga Drenica, Valon Murtezaj në një postim në Facebook ka dhënë perspektivën e tij në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave në Kosovë, shkruan portali Rajoni.org.

    Ai ka kritikuar qasjen e qeverisë, dhe njëkohësisht e ka këshilluar atë që të punohet më gjatë dhe përpjekjet për to të bëhen 24/7, nëse dëshirojnë pozitivitet në rezultate.

    [the_ad id="78756"]

    “Përderisa tematikat si Vizat, Dialogu, Anëtarësimet në Organizata Ndërkombëtare dhe Njohjet e reja janë angazhime që kerkojnë 24 orë në ditë, 7 dite në javë, 365 ditë në vit, përkushtim nga Zyrtaret e Lartë përkatës të Qeverisë.”, -ka shkruar ndër të tjerash Murtezaj.

    Ai ka kritikuar edhe angazhimin joprofesional të zyrtarëve të qeverisë që janë përgjegjës për çështjet përkatëse, duke thënë se angazhimi i tyre me oraret e shkurtuara prodhon vetëm joefikasitet dhe pesimizëm te qytetarët.

    Postimi i tij i plotë:

    “Në takimin e djeshëm asnjëherë nuk ka pasur të merret vendim final për heqjen apo mos-heqjen e vizave për Kosovën.

    Ky takim ka qenë një takim i një procesi.

    Por, çfarë na tregoi ky takim dhe dita e djeshme?

    E para, që është më e rëndësishmja: Qeveria e Republikës së Kosovës, funksionon në mënyrë të fragmentuar, që nuk ka ndonjë adresë të saktë dhe të fuqishme të koordinimit dhe të vendim-marrjes në institucionet e Kosovës, për gjithë spektrumin e problematikës së adresimit të çështjeve që lidhen/ndërlidhen, që varen/ndërvaren me vizat.

    Kjo është mangësi vendimtare.

    Kjo edhe njëherë shpërfaq që proceset e rëndësishme dhe të vështira, merren me angazhime të ”superzyrtarëve” me orar të shkurtuar të alokuar për çështjet përkatëse.

    Përderisa tematikat si Vizat, Dialogu, Anëtarësimet në Organizata Ndërkombëtare dhe Njohjet e reja janë angazhime që kerkojnë 24 orë në ditë, 7 dite në javë, 365 ditë në vit, përkushtim nga Zyrtaret e Lartë përkatës të Qeverisë.

    Dhe i cili/e cila duhet të jetë për më tepër individ me gjithë kapacitetin në disponim për të përballuar me sukses kompleksitetin e këtyre projekteve madhore për Kosovën dhe qytetaret e saj. Sepse kemi të bejmë me angazhime nderkombetare të politikës së jashtme, që janë politikë negocimi dhe komunikimi dhe diplomacie, arena këto të cilat janë të ndryshme nga të berit politikë brenda Kosovës.

    Poashtu kjo situatë, tregoi që në Kosove ka vërshim deri në përmbytje të pseudoekspertizës për procese të cilat duhet ta pranojmë janë të reja për të gjithe ne.

    Gjithë kjo bën pastaj që qytetaret me të drejtë të frustrohen per çështje që lidhen direkt me jetën e tyre, si janë vizat në këtë rast.

    Duhet ta kujtojmë dhe të mësojmë nga përvoja e kaluar, që Kosova ka humbur një rast të vërtetë më 2016.

    Duhet ta themi pa ngurrim që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për vizat.

    Ashtu siç duhet ta themi që kjo nuk nënkupton që institucionet e shtetit duhet të kënaqen duke konkluduar këtë, dhe duke kritikuar shtetet e BE-së, edhe nëse ndonjëherë ka arsye për ketë.

    Të jemi optimist, por institucionet duhet të punojnë pa u ndalur, seriozisht, dhe mençur, çdo ditë.”/Rajoni.org/

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.