Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Propozim interesant i dy asamblistëve të Skenderajt: Krejt suficitin e buxhetit me çu në Qirez

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kuvendi i Skenderajt për të dytën herë brenda një kohe të shkurtër në seance urgjente ka vendosur për transferimin dhe ridestinim të mjeteve buxhetore, për t’i ikur suficitit buxhetor tani kur shumë mjete buxhetore kanë mbetur pa u shfrytëzuar. Kastriot Gashi, drejtor i Drejtorisë për Financa dhe Buxhet, tha se transferimi dhe ridestinimi është i detyrueshëm për shkak të vështirësive që ka shkaktuar pandemia në komunën e Skenderajt, shkruan vision-mega.

    “Me anë ridestinimit të këtyre mjeteve financiare do të ndihmohen klubet sportive, me shumën totale mbi 21 mijë euro, të ndara për 11 klube sportive, si dhe disa projekte infrastruturore në Turiqefc dhe në Qirez. Nga projekti ‘Kyqjet individuale në ujësjellës në fshatra’ shuma prej 90 mijë euro ridestinohet në projektet: Kanalizimi në fshatrat e BL të Turiqefcit dhe Kanalizimi në BL të Qirezit, hartimi i projekteve teknike dh emirëmbajtja dhe riparimi i rrugëve, ndërsa nga kategoria ‘mallra dhe shërbime’ shuma prej 21.594 euro ridestinohet në kategorinë subvencione, për 11 klube sportive”, sqaroi Gashi.

    [the_ad id="78756"]

    Por me ridestinimin e mjeteve janë ndarë të pakënaqur disa nga asamblistët në Kuvendin e Skenderajt. Ata madje e kanë quajtur Kuvendin e Skenderajt “Asamble të Qirezit”, për shkak, se sipas tyre, gati të gjitha mjetët që deri me tani janë hequr nga projektet që nuk janë realizuar kanë shkuar për projekte infrastrukturore në Qirez.

    Asamblisti i LDK-së në Kuvendin e Skenderajt ka shprehur pakënaqësinë e tij për shkak të mosrealizimit të projektit të kyqjeve individuale në ujësjellës në fshatra. 

    “Si është e mundur që nuk është realizuar projekti për kyqje individuale të fshatrave në ujësjellës, duke ditur rendësinë e këtij projekti jetik për banorët e Drenicës. E dyta çka po du me cekë është mosbalancimi i ndarjes së buxhetit në mënyrë të barabartë dhe mos të ketë lokalitete favorizuese. Qysh është e mundur që në çdo seancë me hjekë mjete nga projektet tjera e me i çu në Qirez, siç ishte rasti më i fundit me mjetet e projektit për kyqje individuale në ujësjellës që shkojnë për kanalizimin në Qirez”, ka pyetur ai.

    I pakënaqur ka mbetur edhe asamblisti i AKR-së, Pajazit Isufi. Unë propozoj që  suficitin e buxhetit komunal me e dërgu në Qirez, me rrumbullakësu infrastrukturën e me vazhdu me fshatrat tjera”, tha ai. Isufi ka mbetur i habitur edhe për ndarjen e mjeteve për klubet sportive në mënyrë të barabartë, si për klubet e suksesshm, si për klubet që ekzistojnë vetëm në ‘letër’. Klubi i Volejbollit të femrave Skenderaj, që është krenaria e qytetit të Skenderajt dhe e Drenicës të krahasohet me Klubin e Notit që as që e kisha ditur që ekziston si klub, t’u ndahen njejtë nga 600 euro. Kjo është tepër hipokrizi”, është shprehur ai. Ai shtoi se kishte paralajmëruar që nga qershori se do të ketë sufitit të mjeteve buxhetori, për shkak të ecurive të punëve në realizimin e projekteve.

    “Që nga qershori e kemi paralajmëru ekzekutivin se me ecurinë e këtilla të punëve në fund të vitit do të kemi suficit të buxhetit”, ka sqaruar asamblisti i AKR në Kuvendin e Skenderajt, Pajazit Isufi.  

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.