Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Publikohen pamjet nga veriu, shihen disa persona duke shpërndarë armë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ndarë përmes rrjeteve sociale një video, ku dëshmohet shpërndarja e armëve të gjata nga persona të paidentifikuar në Mitrovicë.

    Duke iu referuar një deklarate të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kuvendin e Serbisë, ku ai pranoi ekzistencën e grupeve të maskuara në veri të Kosovës, Sveçla tha se këto grupe në masë të madhe janë infiltruar në Kosovë nga territori i Serbisë.

    [the_ad id="78756"]

    Vuçiqi në fjalimin e tij në Kuvendin e Serbisë tha se për herë të parë u shfaqën në veri “serb të uniformuar me uniforma të reja e të vjetra për të mbrojtur banorët lokal nga agresorët [Policia e Kosovës]”.

    Sipas tij ata pavarësisht se ishin të paarmatosur u përshëndetën nga burrat dhe gratë serbe dhe u panë si “shpëtimtarë”.

    Mirëpo, Sveçla tha se e vërteta është se mes 31 korrikut dhe 1 gushtit në Mitrovicën e veriut u shpërndanë armë të gjata derisa Policia e Kosovës u sulmua me municion vdekjeprurës.

    “Janë duke u bërë hetime intensive për këto çështje, andaj edhe do të isha pak i rezervuar për këtë. Por, ne në vazhdimësi kemi thënë që të gjitha grupet të cilat janë të organizuara në drejtim të luftimit të shtrirjes së sovranitetit dhe ruajtjes së integritetit territorial të institucioneve të Kosovës, jo vetëm se janë të cytura, por janë edhe të financuara e të udhëhequra nga Aleksandër Vuçiq dhe qeveria e Serbisë. Dhe kemi dëshmi për prezencë të grupeve të armatosura, të uniformuara me maska në natën e 31 korrikut. Instituic0net tona janë të përkushtuara që t’i identifikojnë të gjithë ata. Është hera e parë që edhe vet presidenti i Serbisë konfirmon një gjë të cilën ne e kemi thënë para një kohe”, ka deklaruar Sveçla për rastin në fjalë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.