Në fshatin Kuqicë të Komunës së Skënderajt një banor është duke kultivuar një lloj të veçantë të pulava nga Indonezia e largët, pula të llojit “ayman cemani” e cila në tregun ndërkombëtar kap shifrën deri në 500 euro ndërsa te Smajli mund të blihen për një çmim shumë me të lirë.
Duke folur për orgjinen e këtyre pulava në Drenicë, Smajl Fejzullahu – kultivues i këtyre pulave thotë për rajonin se ato fillimisht nga Indonezia kanë rrugëtuar në Austri e me pas përmes një të afërmi të tij kanë ardhur në Kosovë.
Të dhënat për këtë lloj të pulave që përveç pamjes se jashtme, kanë mishin, gjakun dhe të gjitha organet e zeza. Thuhet se mishi dhe gjaku janë të dobishme për sëmundje të frymëmarrjes, asmës dhe forcon sistemin imunitar dhe sa ato në Indonezi theren vetëm në rast feste.
Deri më sot nuk dihet së në Kosovë a ka fermer tjetër që posedon këtë lloj të pulave.
Sipas një biznesmeni të Tiranës i cili pasi i ka blerë nga Smajli pulat, është mahnitë me këtë racë dhe ka thënë së atje nuk ka parë pula të tilla.
Smajli thotë së është kultivues mjaft i suksesshëm i tyre, mirëpo sikurse të kishte pasur përkrahjen e shtetit do ta kishte zgjeruar fermën e tij e cila aktualisht i ka mbi 50 pula.