Drejtori i QKMF-së në Skënderaj, Bashkim Nura ka bërë publike iniciativën e re që kanë marrë në kuadër të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në komunën e Skënderajt shkruan portali rajoni.org.
Është fjala për ofrimin e vizitave në shtëpi për shëndetin e shtatzënave dhe fëmijëve prej moshës 0 deri në 3 vjeç në këtë komunë.
Kjo punë e mirë e drejtorit të QKMF-së në Skënderaj është e mirëpritur nga qytetarët, për shkak të nevojës së theksuar për përkujdesje adekuate të fëmijëve e nënave shtatzëne.
Më e rëndësishmja është se këto shërbime do të ofrohen krejtësisht falas.
Njoftimi i plotë:
Filloj ofrimi i Vizitave në Shtëpi për shëndetin e shtatzënave dhe fëmijëve prej moshës 0-3 vjeç në Komunën e Skenderajt.
Të nderuar prindër të Komunës së Skenderajt të cilët keni fëmijë të moshës 0-3 vjeç dhe ju që jeni në pritje të fëmijëve (shtatzëna), përmes këtij postimi ju njoftojmë që Komuna e Skenderajt – Mjekësia Familjare janë duke realizuar Vizita në Shtëpi për Kujdesin e shtatzënave dhe fëmijëve që nga ditët e para të lindjes deri në moshën 3 vjeç.
Programi i vizitave në shtëpi ofron këshillim dhe edukim shëndetësor për mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
Këshillimi dhe edukimi shëndetësor ofrohet nga Doktori dhe infermieret e seciles Qendër të Mjekësië Familjare në lagjen apo fshatin ku ju jetoni.
Prandaj, ftojmë prindërit,nënat , baballarët ,kujdestarët e fëmijëve që të kërkojnë këtë shërbim në Qendrat e Mjeksisë Familjare më të afërta ku ju jetoni.
Ky shërbim ofrohet falas për të gjithë qytetarët.