Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Puthi kafkën e Adem Jasharit, rrëfimi emocionues i mjekut: Serbët më vranë 33 pjesëtarë të familjes

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Mjek dhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka kaluar nëpër duar mijëra kocka nga varrezat masive në Kosovë.

    Në një rrëfim emocional për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar punën që ka bërë gjatë këtyre 24 viteve, duke theksuar momentet më të vështira kur i jepte lajmin familjarëve që një person i afërm i tyre i janë gjetur eshtrat.

    [the_ad id="78756"]

    “Menjëherë pas forcave të NATO-s, më 12 qershor të vitit ‘99, Prishtina u çlirua dhe unë fillova të ecja pas trupave të NATO-s dhe menjëherë të nesërmen ishte ai kontakti i parë në afërsi të Prishtinës, ku shikoja kufoma në sipërfaqe të dheut, disa gjysmë të mbuluara. Edhe thjesht, njerëzit kishin humbur të afërmit e tyre gjatë luftës dhe sapo u ktheva nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, filloi një vërshim i popullatës. Duke e ditur se aty kishte edhe shumë mbetje mortore që aty ishin mbledhur apo nuk kishin arritur t’i çonin në ndonjë vend për t’i fshehur, sikur gjetëm më pas në këto 23 vitet. Është fakt se ka mbi 2 mijë pika të zhvarrimeve që kanë marrë pjesë dhe rreth 5 mijë persona të identifikuar. Rreth 400 herë kam shkuar në Serbi dhe thjesht i kam sjellë 1870 qeska me mbetje mortore, diku rreth 750 kanë qenë vetëm trupat e Drenicës dhe së fundmi kemi punuar në vitin 2014 në Rubnicë, ku i kemi marrë 54 trupa dhe para 2 vitesh, por numri i tyre është edhe më tutje. Do të thotë 1617 kuti mungojnë dhe thjesht kjo ishte një punë 23-vjeçare, që nuk ishte shumë e lehtë se ballafaqoheshim me gjëra të rënda. Në këtë kohë kohë pas 23 vitesh, mund të them që puna në varreza dhe rihapja e tyre mu bë aq e lehtë, sa më rëndonte ajo koha kur duhet të jepnin lajmin familjarëve që është gjetur i afërm i tyre. Ato ishin momentet më të vështira”, u shpreh Gërxhaliu.

    Lexo edhe:  Pasaporta e Kosovës më e dobëta në rajon

    Më tej, mjeku tregoi momentin emocionues kur kishte pastruar trupin e Adem Jasharit, prej të cilit kishte marrë një dhëmbë dhe disa qime floku. Sakaq ai bëri të ditur se ka humbur 33 pjesëtar të familjes, që janë kushërinjtë dhe djemtë e axhallarëve.

    “Të gjitha një nga një i kemi pastruar, i kemi larë, ato pjesët kockore me kujdesin më të madh, si të themi me një emocion të thellë. Me komandantin kam punuar rreth 7 orë dhe kur erdhi fundi që ta kompletojë, njeriu ka 206 pjesë kockore dhe e ktheva në pozitën anatomike, për ta futur në arkivol. Edhe kafka mbi ajo e fundit, edhe ishte një emocion që t’ju them të drejtën që nuk e di as vetë se si ka ardhur prej thellësisë së shpirtit tim me siguri. Thjesht kam qenë i emocionuar aq shumë sa që ndoshta nuk isha vetja. Pas 18 vitesh unë i shikova ato video-kasetat se kemi diku 15 mijë fotografi që kemi bërë dhe 13 ditët e punës kanë qenë të xhiruara dhe i kam këto filmimet e punës. Edhe kur e bëmë një dokumentar, me thënë të drejtën dhe unë e pashë për herë të parë pas 18 vitesh”, tha Gërxhaliu

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.