Ish-futbollisti francez, Jean-Pirre Adams ka vdekur pas një problemi shëndetësor që e mbajti për 39 vite në gjendje kome, shkruan BBC.
Adams ishte shtruar në Spital në mars të vitit 1982, por që nga ajo kohë nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Futbollisti Francez gjatë karrierës së tij si futbollist, kishte bërë mbi 140 paraqitje për ekipin e Nice në Francë, por ai gjithashtu kishte luajtur edhe për ekipin e PSG.
Gjatë trajtimit në Spital, mjekët bënë disa gabime që bënë që Adams të pësoj sulm kardiak dhe dëmtim të trurit.
Operacioni i Adams është mbikëqyrur nga ana e një anesteziologu dhe praktikantë, anesteziologu më vonë ishte deklaruar për këtë rast.
‘’Unë nuk isha në lartësinë e detyrës që më ishte besuar’’, kishte thënë anesteziologu.
Deri në vitin 1990, anesteziologu dhe praktikanti u dënuan me kusht prej një muaji dhe gjobë prej 750 eurove.
Adams ishte liruar nga Spitali pas 15 muajve trajtim dhe që nga atëherë për të ishte kujdesur gruaja e tij, Bernadette.