Nga sot edhe Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatrat Çirez, Likoc dhe Runik janë të pajisura me laboratorë për analiza të gjakut shkruan portali Rajoni.org
Për më tepër këto analiza do të mund t’i kryeni edhe pa asnjë kosto shtesë.
Komuna gjithashtu jep lajmin e mirë se edhe QMF-të në fshatin Prekaz dhe Turiçec do të pajisen me këtë mjet shumë të nevojshëm shëndetësor.
Postimi i plotë i Komunës së Skënderajt:
Qëndrat e Mjekësisë Familjare në Çirez, Likoc dhe Runik nga sot janë të pajisura me laboratorë për analizat e pasqyrës së gjakut 🔬, ku banorët e këtyre bashkësive lokale mund të kryejnë këto analiza pa asnjë kosto shtesë. Nevoja për pajisje me laboratorë ka edhe në QMF në Turiçec dhe Prekaz, të cilat ofrojnë shërbime mjekësore dhe shumë shpejt edhe këto dy qëndra do t’i pajisim me laboratorë dhe pajisje tjera të nevojshme për punë normale./Rajoni.org/