Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Qeni hero shpëtoi të zotin nga përmbytja vdekjeprurëse

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Më 25 tetor 2011, pesë fshatra të vegjël në Cinque Terre, Itali – të cilat kishin qenë prej kohësh atraksion për turistët nga e gjithë bota – u goditën nga një prej përmbytjeve më të këqija që vendi kishte parë ndonjëherë. Trembëdhjetë njerëz u vranë dhe shumë të tjerë humbën prona dhe pasuri.

    Të gjithë në Cinque Terre kanë një histori për të treguar për atë ditë të tmerrshme. Një nga më të jashtëzakonshmet rrëfehet nga një pronar hoteli, Pierpaolo Paradisi. Ai thotë se në atë ditë fatale, qeni i tij i shpëtoi jetën, dhe sot hoteli i tij mban emrin e qenit hero, Leo.  

    [the_ad id="78756"]

    Paradisi u shpërngul nga Sardenja në këtë zonë, për të hapur biznesin e tij dhe pak muaj më vonë vendosi të adoptonte një qen. Historia e qenushit Leo për Paradisin është vërtetë e veçantë, pasi më parë, ai e shpëtoi qenin e braktisur në një kafaz dhe më vonë… qeni e shpëtoi atë nga vdekja.

    Mëngjesin e ditës që do të niste përmbytja, Paradisi pati ndjesinë se nuk duhet ta linte qenin e tij vetëm në shtëpi dhe me sa duket veproi siç duhet. Stuhia kishte filluar tashmë – shi i madh, bubullima, breshër dhe tornado shkatërruese uji. Paradisi vendosi të largohej herët nga puna, prej frikës se moti do të përkeqësohej. Ai e kishte futur Leon në pjesën e pasme të makinës së tij dhe në pjesën më të madhe të rrugës, qeni qëndroi në heshtje. Por kur makina gati sa nuk u përplas me një  shkëmb, Leo bëri lëvizjen e tij.

    “Ai u hodh mbi gjunjët e mi, kështu që më duhej të ndaloja”, thotë Paradisi. “Leo, unë jam duke vozitur, i bërtita”. Në atë moment – teksa ai po përpiqej të largonte qenin nga prehri i tij dhe të nisej përsëri, shkëmbi u rrëzua përpara tyre. “Telefonova policinë dhe ata më thanë: Duhet të kujdeseni për veten sepse ne nuk mund të bëjmë asgjë, ne jemi plotësisht të izoluar – ju duhet të përpiqeni të gjeni ndihmë”, thotë më tej Paradisi për CNN Travel.

    Ata fjetën në makinën e tyre atë natë dhe të nesërmen, me rrugë ende të shkatërruara, u përpoqën të arrinin në shtëpinë e tyre në këmbë. “Ndihej si një zonë lufte”, thotë Paradisi. “Ishin pesë helikopterë që po kërkonin të humburit. Shtëpia jonë ishte në rregull, por nuk arritëm dot atje, sepse një rrëshqitje toke e kishte ndërprerë atë”.

    Sot, shtëpia e tyre është një hotel buzë shkëmbit. Paradisi e ka quajtur pronën Lozha e Leos dhe qeni luan rolin e një mikpritësi të përsosur, duke përshëndetur mysafirët dhe duke i shoqëruar në dhomat e tyre.

    Fama e Leos është përhapur shumë që prej asaj kohe. Në vitin 2012, vitin pas përmbytjes, atij iu dha çmimi kryesor në Premio Internazionale Fedeltà del Cane, ose Çmimi Ndërkombëtar për Besnikërinë e Qenve, ku ai u zgjodh si “i pari midis të barabartëve” nga 10 qen po aq të jashtëzakonshëm.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.