Së bashku me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, zëvendësministrin e Financave, Agim Krasniqi si dhe përfaqësuesit e Bordit të Përkohshëm të “Trepçës”, na është dashur të bëjmë një zgjidhje të përkohshme për të tejkaluar situatën e vështirë në këtë ndërmarrje dhe për t’i mundësuar që të operojë më tutje.
Kompania ka borxhe të mëdha, rreth 8 milionë euro dhe fakti se ka kaq shumë borxhe dhe që vazhdojnë për një kohë të gjatë, është fakt i pamohueshëm se menaxhmenti i kësaj kompanie nuk ka arritur të menaxhojë si duhet performancën e saj.Qeveria do të ndajë 1.1 milion euro për ndërmarrjen Trepça për të tejkaluar situatën nëpër të cilën po kalon.
Bordi do të ofrojë garancat e veta përmes planit të biznesit që duhet të dorëzohet shpejt në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, për mënyrën e menaxhimit të kompanisë në të ardhmen dhe në këtë plan biznesi do të jenë veprimet konkrete që do të ndërmerren nga bordi i kompanisë karshi menaxhmentit të kompanisë, për t’u siguruar që kompania nuk vjen prapë në këtë situatë.