Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Qeveria në hije/ Kreu i PDK’së zgjedh një Drenicak për “minister” të drejtësisë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot koordinatorin e Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda, i cili vie nga fshati Polac i Komunës se Skenderajt.

    Nëpërmjet një video-prezantimi, Krasniqi u shpreh se për të përmbushur vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës për qeverisje të mirë, parakusht është sundimi i ligjit, një drejtësi e paanshme dhe efikase, që do të realizohet përmes Departamentit për Drejtësi.

    [the_ad id="78756"]

    Në prezantim Krasniqi tha se Përparim Gruda është profesor i së Drejtës Kushtetuese, Gjyqësisë Kushtetuese dhe Filozofisë të së Drejtës në Fakultetin Juridik, ndërsa aktualisht po vazhdon kërkimet shkencore të post-doktoraturës në Universitetin e Grazit në Austri.

    Ai ka shërbyer si këshilltar dhe ekspert ligjor në institucione shtetërore dhe organizata joqeveritare, duke ofruar ekspertizën e tij si një profesionist i dalluar në fushën e drejtësisë.

    “Me përvojën dhe punën e tij intelektuale, së bashku me një ekip të përgatitur e profesional në kuadër të Departamentit për Drejtësi, Përparimi do të angazhohet për të quar përpara idetë që mund ta përmirësojnë dhe do ta transformojnë sektorin e drejtësisë, duke ofruar alternativa konkrete brenda Kabinetit për Qeverisje të Mirë”, tha kreu i PDK-së.

    Ndërkaq, koordinatori i Departamentit për Drejtësi, Përparim Gruda, duke falënderuar kryetarin Krasniqi për besimin dhe përgjegjësinë, tha se rruga e integrimit të Kosovës në BE varet nga reformimi i sistemit ligjor dhe në arritjen e këtyre standardeve, kërkohet dije dhe vullnet politik.

    “Kjo reformë, nuk mund të bëhet pa koordinim të plotë me aleatët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Kjo reformë, nuk do të ketë karakter hakmarrës ndaj askujt dhe do të bëhet me konsensus maksimal politik. Këtë mund ta bëjë vetëm PDK. Ideali për drejtësi, është ideal i shumë brezave tanë. Është ideali i luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ideal i përpjekjeve për pavarësi e shtetndërtim. Prandaj, unë bashkë me ekipin e ekspertëve në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, do të punojmë pafund çdo ditë për realizmin e këtij ideali të shenjtë”, theksoi ai.

    Përparim Gruda është koordinatori tretë i prezantuar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, disa ditë pas prezantimit të vizionit të KQM-së, që do t’i ketë 15 departamente.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.