Drejtori i QKMF-së në Skenderaj, Osman veliu ka publikuar raportin e punës së këtij institcioni për vitin e kaluar duke hedhur posht me fakte kritikat e Fadil Nurës, drejtuar menagjmentit të këtij enti shëndetësor, shkruan rajoni.org.
Sipas Veliut, QKMF për herë të parë në historikun e saj ka kaluar numrin mbi gjysmë milioni shërbime apo saktësisht 505.212 shërbime të kujdesit shëndetësor.
Postimi i plotë:
505.212, REKORDI HISTORIK I SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR TE OFRUARA NGA QKMF SKENDERAJ, PËR VITIN 2021, PËRKUNDËR MUNGESËS MA TË MADHE TË MJEKËVE QE NGA VITET 70ta
QKMF Skenderaj për herë të parë në historikun e saj ka kaluar numrin mbi gjysmë milioni shërbime apo saktësisht 505.212 shërbime të kujdesit shëndetësor. Me një numër mesatarisht prej 17 mjek (±5, 4 mjek janë në specializim të mjekësisë familjare dhe punojnë vetëm nga 2 ditë në javë, një tjetër në pediatri dhe është i angazhuar tanë kohën ne kliniken pediatrike të QKUK). Viti ma me shumë shërbime të kujdesit shëndetësor në historikun e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në komunën tonë deri me tani ka qene viti 2019 me 422.953 shërbime, por atëherë në QKMF Skenderaj punonin 37 mjek. Ndërsa, në vitin 2020 kishte vetëm 353.695 shërbime për shkak te izolimit dhe rrethanave që ishin krijuar me fillimin e pandemisë COVID-19 dhe akoma 37 mjek. Të gjitha shërbimet që ofrojnë shërbime te kujdesit parësor shëndetësor ishin efikase gjatë tanë vitit.
Sipas muajve, muajt (gusht – me 51.616 dhe shtator me 82.910 shërbime) janë muajt rekord në historikun e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në Komunë. Këta muaj edhe i përgjigjën kohës se vlugut ma te madh të pandemisë COVID 19 në komunë, qe nga fillimi i saj. Përndryshe, përkundër rrethanave të rënda të punës, komuna e Skenderajt mbetet nga komunat liderë në menaxhimin e pandemisë me vetëm 51 raste të vdekura (sipas shënimeve tona).
Pa angazhimin, përkushtimin dhe disiplinën maksimale të secilit anëtar të stafit, nga 176 sa gjithsej ka QKMF Skenderaj, kjo do të ishte e pamundur të arrihej.