Në tërë territorin e Kosovës e në veçanti në komunat veriore, që prej dje është krijuar situatë kaotike nga vërshimet ujore shkruan portali Rajoni.org.
Portali Rajoni dje ka raportuar për lloj-lloj vërshimi në komunën e Skënderajt. Sa ia merrte uji dikujt shtallën, sa vërshonte xhaminë, sa i bllokonte rrugët, bile bile kishte raste ku uji i kishte hyrë një familjeje deri në sallon.
Në këto kushte mjaft të vështira e katastrofale, lind pyetja: ç’po bënte komuna?!
Gjatë ditës e kemi parë Fadil Nurën, që kishte hipur në një traktor, ndërsa në mbrëmje publikohen disa video ku shihen se kishin organizuar ndenjë me pije e me ushqime deri në pikë të fundit. Përveç këtyre, kishte edhe krisma armësh, nga patosi i madh që shkaktohej brenda.
Sot, më në fund del edhe Lushtaku për t’i vizituar zonat e përfshira nga vërshimet për t’ua ofruar atyre mbështjejen institucionale. Por, në foto ai nuk shihet edhe aq i brengosur. Shihet mjaft i relaksuar, sa t’i del kohë edhe për ta pirë një cigare të madhe (puro).
*Koncepti i postimit marrë nga Okarina.press.*