Plani ishte të ndërtohej një komunitet i ri urban që do të lidhej me transportin publik të qytetit, spitalet, shkollat dhe parqet.
Qyteti me këto rrokaqiej në mes të shkretëtirës duket si skena e një filmi fantastik-shkencor. Ato duken pajetë, sepse janë ashtu me të vërtetë. Nuk ka njerëz, makina, parqe, vetëm kulla të larta, rrokaqiejt. Si një kujtesë e përhershme e idesë së gabuar të një bote të barazisë që shpejt u shndërrua në një botë të korrupsionit që e shtyri vendin edhe më thellë në krizë.
Ky qytet shtrihet 50 kilometra larg kryeqytetit të Iranit, Teheran. Pardis është pjesë e projektit Mehra Mer, i cili u fillua nga Grupi Kuzu në vitin 2010. Por, sikur me shumë projekte të ngjashme të ndërtimit, nuk shkoi gjithçka sipas planit.
Një pjesë e qytetit të Pardisit, e quajtur Faza 11, ende duket si fantazmë, ndërsa duhej të ishte kurora nga koha e sundimit të Mahmoud Ahmadinejad, i cili investoi në një numër projektesh të tilla. Pamjet satelitore nga ky vit tregojnë se jo shumë ka ndryshuar.