Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Radhët për ta nderuar Mbretëreshën, por si kosovarët dolën në acar pas vdekjes së Rugovës

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Të enjten e 8 shtatorit vdiq Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinfë e Bashkuar, në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

    Me vdekjen e mbretëreshës britanike, djali i saj i madh Charles, ish Princi i Uellsit, po e udhëheqë vendin në zi si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.

    [the_ad id="78756"]

    Mbreti Charles III njoftoi se do të ketë 17 ditë zie për vdekjen e nënës së tij.


    (Fotografi e realizuar nga Anadolu)

    Gjatë ditës së djeshme teksa u bë dita e gjashtë pas vdekjes së Mbretëreshës në Skoci, trupi i saj është bartur me një karrocë me kuaj nga shtëpia e saj në Pallatin Buckingham për në Ëestminster Hall, ku trupi i saj do të qëndrojë për katër ditë të plota deri në funeralin e saj të hënën.


    (Fotografi e realizuar nga AP)

    Por, interesimi i njerëzve për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II nuk është ndalur teksa mbi pesë milionë njerëz kanë përcjellur direkt fluturimin e aeroplanit që po barte arkivolin e saj të martën nga Skocia për në Londër.

    Ky fluturim u bë edhe më i ndjekuri ndonjëherë në botë, sipas Flightradar24, që gjurmon fluturimet e linjave ajrore në mbarë botën, njoftoi se 4.79 milionë njerëz e shikuan fluturimin në internet dhe miliona të tjerë në YouTube.

    Mes tjerash, që nga mëngjesi i ditës së diel, arkivoli i Elizabethës II ka lëvizur nëpër qytete e qyteza të ndryshme nga Kështjella Balmoral për në Edinburgut.


    (Fotografi e realizuar nga Jamie Williamson/AFP/GETTY IMAGES)


    (Fotografi e realizuar nga The Telegraph)

    Mijëra njerëz janë mbledhur nëpër pallatet mbretërore që kur vdiq mbretëresha duke vendosur lule në kujtim e nderim të saj. Teksa edhe liderë botërorë kanë reaguar pas vdekjës së saj duke zgjedhur fjalët më mirë për ta kujtuar atë.


    (Fotografi e realizuar nga Richard Heathcote/Getty Images)

    Kujtojmë se ceremonia e varrimit të monarkes britanike do të zhvillohet më 19 shtator duke filluar nga ora 11:00 në Londër, teksa po e njëjta ditë është shpallur ditë pushimi në gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga Mbreti Charles III.


    (Fotografi e realizuar nga The New York Times)

    Me nderimet të larta veçse jo mbretërore, u përcoll edhe ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Ai u nda nga jeta më 21 janar të vitit 2006, në rezidencën e tij në lagjen Velania të Prishtinës, pasi për disa muaj vuante nga kanceri në mushkëri.

    Më 23 janar 2006 funerali me trupin e presidentit Rugova u vendos në hollin e Kuvendit të Kosovës. Aty mijëra qytetarë patën mundësinë të bëjnë homazhe dhe nderimet e fundit për tri ditë me radhë.

    Varrimi i Rugovës u bë të enjten e 26 janarit, ku edhe në varrim morën pjesë mijëra qytetarë.

    Pos qytetarëve e krerëve institucionalë nga mbarë vendi, për nderime e varrim të ish-presidentit Rugova pati edhe shumë delegacione zyrtare.

    Ceremonia mortore u zhvillua në sallën 1 tetori në Prishtinë. Pastaj arkivoli u bart nga Trupat Mbrotjëse të Kosovës për tek varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania ku Ibrahim Rugovës i’u bënë nderimet e fundit dhe aty gjeti vendin e përjetëshëm.

    Ndryshe nga protokollet mbretërore që i janë bërë e do t’i bëhen Mbretëreshës Elizabeth II, ceremonia mortore e ish-presidentit Rugova u bë me rite kombëtare.

    Në temperatura shumë të ulëta besohet se rreth 700 mijë qytetarë bën homazhe në radhë shumë të gjata.

    Pjesë e ceremonisë së varrimit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova ishin edhe delegacione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, nga zyra e UNOSEK-ut si dhe delegacione nga Austria, Britania, Belgjika, Shqipëria, Gjermani, Spanja, France, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Greqia dhe disa vende afrikane.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.