[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Sergio Ramos – Real Madrid, një aventurë që po shkon drejt fundit.
Mbrojtësi spanjoll do të mbetet pa kontratë verën e ardhshme te Real Madrid, dhe raportet në Spanjë thonë se ofertat nga Anglia dhe Italia nënkuptojnë se ai do të largohet nga ‘Los Blacos’ në gjashtë muajt e ardhshëm.
[the_ad id="78756"]
Bisedimet mes mbrojtësit dhe skuadrës së Real Madrid janë duke vazhduar, por deri më tani nuk kanë sjellë ndonjë rezultat, dhe nga muaji tjetër ai do të jetë i lirë të negociojë me skuadrat tjera.
Radioja spanjolle ‘Onda Cero’ raporton se Ramos tani po mendon të largohet, ai ka një ofertë nga Premierligë nëse dëshiron të transferohet në Angli.