Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Parashikimi i Ramush Tahirit, VV dhe LDK do të ‘luftojnë’ për vendin e parë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohet një garë për vendin e parë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe më pastaj një koalicion paszgjedhor ndërmjet këtyre dy partive fituese.

    Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Vetëvendosje do t’i ketë 35-40 deputetë, PDK 32-35, dhe me pakicat 20 , gjithsejtë bëhen 85 deputetë.

    [the_ad id="78756"]

    “Ky do të ishte koalicioni pas zgjedhor në të cilin kryeministri do të ishte nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa Presidenti i Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës”, shkruan Tahiri.

    Ja parashikimi i tij:

    Diçka si parashikim e analizë

    Në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare do te zhvillohet një garë per vendin e parë ndermjet Lëvizjes VV dhe PDK dhe mëpastaj një koalicion paszgjedhor ndērmjet këtyre dy partive fituese.

    Nëse Partia Demokratike e Kosovës del e para gjithësesi qē do te pêrpiqet të bëje një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por nuk është e sigurtë që kjo e dyta do të pranojë , me gjase që LDK në këtë rast do të parapëlqejë të rrijë në opozite duke iu nënshtruar një procesi të themeltë zgjedhjesh brenda partiake.

    Vetvendosje do ti ketë 35 -40 deputetë, PDK 32-35, dhe me pakicat 20 , gjithêsejtë bëhen 85 deputetë. Ky do te ishte koalicioni paszgjedhor në të cilin kryeministri do të ishte nga Levizja Vetvendosje ndërsa Presidenti i Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Në koalicion parazgjedhor Nisma socialdemokrate do të shkoje me PDK, ndërsa AKR e Behxhet Pacolit do te shkojē me LDK ,por nuk përjashtohet mundësia që të bëje koalicion me PDK nëse kërkesat e saja nuk pranohen nga LDK.

    AAK gjithashtu do të tentoj të bëjë koalicion parazgjedhor me PDK, por insistimi i saj që posti i Presidentit ti takoj vetëm liderit të saj Ramush Haradinaj do të pamundësoj marrëveshjen.

    Vjosa Osmani do të garoje në nji listë të përbashkët me Vetëvendosjen në zgjedhje, por si subjekt i veqant por që pas zgjedhjeve ajo me deputetët e saj , tre ose katër do të ndahet pasi të arrihet marrëveshja e koalicionit për qeverisje ndërmjet Vetvendosjes e Partisë Demokratike, duke e mbajtur qëndrimin që ska koalicion me PDK.

    Lidhja Demokratike e Kosovës do të del e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Kjo parti do të ballafaqohet me krizën e identitetit dhe të përcaktimit të rrugës së saj politike për të ardhmen. Do të ketë presion për kuadrot nga terreni dhe do të ketë një garë për supremacion të brendshëm që shprehet edhe si dallim i rrymave dhe i filozofive të ndryshme politike.

    Është e vështirë qê kjo parti ta ruaj këtë ndikim që e ka por gjithashtu nuk mund të thuhet se do të shënoj rënien nën 20 deputetë veqanërisht nëse harmonizohen pikëpamjet e Lutfi Hazirit, Avdullah Hotit e Gazmend Muhaxherit e pa ndikim nuk do të jenë as Sfarça e Veliu.

    Isa Mustafa do të mundohet të ruaj ekuilibrin dhe neutralitetin.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.