Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Raporti alarmant: Arktiku po shkrihet

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Gjendja e oqeaneve të botës po përkeqësohet për shkak të shkrirjes së Arktikut, sipas një raporti të Shërbimit të Monitorimit të Mjedisit Detar ”Copernicus”.

    Në raportin vjetor, 150 shkencëtarë të porositur nga Komisioni Evropian demonstrojnë se sa shpejt po ndryshojnë oqeanet për shkak të ndërhyrjes njerëzore.

    [the_ad id="78756"]

    Raporti rendit pasojat më të këqija.

    Sipas tij, ngrohja e oqeaneve të botës dhe shkrirja e akullit të Tokës po shkaktojnë rritjen e nivelit të detit me 2,5 milimetra në vit në Mesdhe dhe deri në 3,1 milimetra në botë.

    Raporti përmend përmbytjen e Venecias në nëntor 2019, kur niveli i ujit u rrit në 1,89 metra.

    Ngrohja e oqeaneve po shkakton që jeta detare të migrojë në ujërat më të ftohta ose të zvogëlojë popullsinë e specieve.

    Sipas raportit, akulli i detit Arktik është në rënie të vazhdueshme.

    Midis 1979 dhe 2020, Arktiku humbi një zonë akulli rreth gjashtë herë më të madhe se Gjermania.

    Që nga viti 1979, akulli është zvogëluar me 12,89 për qind në dekadë. Nivelet më të ulëta janë regjistruar në dy vitet e fundit.

    Raporti paralajmëron se nëse akulli i detit Arktik vazhdon të shkrijë, ai mund të kontribuojë në ngrohjen rajonale, erozionin bregdetar të Arktikut dhe ndryshimet në modelet globale të motit.

    Një përfundim tjetër nga raporti ishte se luhatjet ekstreme për shkak të valëve të nxehtësisë dhe të ftohtit në Detin e Veriut lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet në aktivitetet e peshkimit.

    “Ndryshimi i klimës, ndotja dhe eksploatimi i tepërt kanë shkaktuar dëm të paparë në oqeane”, theksoi Karina von Schuckmann, presidente e Raportit mbi Gjendjen e Oqeaneve.

    ”Oqeanet mbulojnë pjesën më të madhe të sipërfaqes së Tokës dhe rregullojnë klimën”, tha ajo duke shtuar se monitorimi i saktë dhe në kohë është shumë i rëndësishëm për të kuptuar më mirë oqeanet dhe për t’iu përgjigjur ndryshimit./atsh

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.