Në Gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skënderaj nuk kanë kurrëfarë dëshmie që një nxënëse e tyre është shpallur kampione botërore në mësim dhe në këtë vatër të mësimit thonë që këtë e kanë mësuar nga mediat, raporton portali rajoni.org.
“Kur e kemi parë në media, të nesërmen kemi shkuar në klasë, kemi pyetur nxënësen në fjalë se a ka dëshmi për suksesin e cekur, për të cilën edhe ne ishim bërë krenar, ajo nuk kishte asgjë përveç që tha qe në gara ka aplikuar online dhe në bazë të këtij aplikimi ka marrë pjesë në kampionat, pra ajo nuk ka shkuar nga shkolla jonë”, thotë një burim brenda Gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj.
Ndërsa sa i përket suksesit të nxënsësës ky burim ka thënë së ajo ka sukses të mesem dhe se 10 nxënësa se paku kanë sukses më të mirë vetëm në klase të saj.
Portali të njetat pyetje për dëshmi i ka derguar komunës së ku është bazuar komuna qe ka ndarë subvencion “Kampiones se botës në mësim” nuk kanë kthyer përgjigjë, edhe pse kryetari Nura e kishtë pritur në zyrën e tij .
Redakisa Rajoni të njejten pytje i ka derguar edhe “Kampiones së botës në mesim” lidhur më faktët për këtë titull mirëpo e njejta edhe pse ka parë mesazhin nuk ka kthyer përgjigje.
Tashmë cila është e verteta këtu është vështirë të dihët mirëpo hezitimi i Kampiones në fjalë dhe komunës për të dhënë dëshmi këtu, lënë hapsirë për dyshime./Rajoni.org/