Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Rasti “Toka”, për pak pritet të fillojë seanca kundër Azem Sylës dhe të tjerëve

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Seanca e radhës për rastin “Toka” ku të akuzuar janë Azem Syla, ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe 21 persona të tjerë nën akuzat për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, pritet të filloj pas pak.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar avokati i Sylës, Besnik Berisha i cili në një përgjigje të shkurtër tha se janë duke pritur të filloj seanca.

    [the_ad id="78756"]

    “Po, tani në pritje për ta filluar jemi”, tha Berisha për Insajderin.

    Për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Faredin Gashit, seanca e kaluar dështoi të mbahet.

    Avokati i Gashit, Gëzim Kollçaku për shkaqe shëndetësore nuk mundi të paraqitej në seancë.

    Në mesin e 39 personave ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ngriti aktakuza ishte edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

    InDoks, prodhim i Gazetës Insajderi, më 25 prill të këtij viti publikoi dokumentarin “Tokat e Dajës”.

    Në të flitet se si rasti “Toka”, shpërfaq dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ky rast u prezantua si më i madhi i krimit të organizuar por nga 2016 ende nuk ka një epilog. Fillimisht “Toka” ishte në duar të EULEX-it për të kaluar pastaj tek vendorët. Figura Kryesore? Azem Syla- ish-Shef i Shtabit të Përgjithshme të UÇK-së e më vonë deputet i PDK-së, shkruan Insajderi.

    Hetimi do të zgjaste shumë. Arrestimi në fillim i më shumë se 50 personave do të trondiste opinionin. Dhe, derisa vitet po kalonin rasti fillojë të tkurrje. Dikush u lirua. Dikush edhe vdiq gjatë procesit. Prokurorë e gjykatës do të ndërroheshin.

    Çka gjeti hetimi i veçantë për këtë rast dosjen e të cilit e ka InDoks? Si i përmend dëshmitari i mbrojtur i EULEX-it mbi 860 mijë marka të fondit “Vendlindja Thërret” derisa po fliste për rastin “Toka”? Çka u gjet nja Inteligjenca Financiare në një hetim për një tokë krejt tjetër që u ble përmes një OJQ-je? InDoks sjell detaje nga këto dosje.

    Edhe Presidenti Hashim Thaçi do ta përshëndeste këtë operacion e të u bënte thirrje të kërkuarve të dorëzoheshin te organet e drejtësisë ani pse lideri i këtij grupi që atë ditë raportohej të ishte një deputet i PDK-së. Azem Syla.

    Çka përmban kjo aktakuzë që tashmë është bartur dorë-më-dorë nga ndërkombëtarët tek vendorët e nga një prokuror tek tjetri, duke përfshirë këtu edhe ndërrimin e 5 gjyqtarëve?

    Prokuroria akuzon se Azem Syla pensionin e Zvicrës e kishte përdor për ta financuar grupin kriminal për të nisur procesin e blerjes, shitjes e edhe mashtrimit me prona që kryesisht ishin prona të serbëve. Grupi kishte caktuar edhe një restaurant në Prishtinë që u bë si shtabi i këtij grupi, e që udhëhiqej nga ish-Shefi i Shtabit të UCK-së, Azem Syla.

    Krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal. Janë këto vetëm disa akuzat e shkruara në një dokument mbi 260 faqesh që e posedon InDoks.

    Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal, sipas aktit akuzues kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

    Prokuroria Speciale zbulon se Azem Syla kishte blerë një banesë në Lagjen Pejton në Kyeqytet dhe një veturë Xhip ML me paratë nga shitja e pronave të serbëve në Çagllavicë.

    Paratë e fituar nga shitja e pronave të familjes Simiq ishin përdorur për të blerë atë banesë e atë veturë luksoze për atë kohë përderisa dy anëtarët e tjerë të grupit Shaban Syla e Shpresim Ukaj kishin blerë vetura të tjera, po ashtu luksoze të kahes si një BMË X5.

    Në hierarki menjëherë pas Azem Sylës vinte Shaban Syla, në lidhje familjare me të parin i cili sipas Prokurorisë  veproi hapur dhe personalisht, duke nënshkruar një sasi të madhe të dokumenteve, “Shaban Syla ishte sigurisht një nga arkitektët e mashtrimit, bashkë me Hajrullah Berishën”, thuhet në Aktakuzë.

    Hajrullah Berisha një tjetër i akuzuar në këtë rast pretendohet se bashkëpunoi me grupin duke qenë pjesë e misionit të OKB-së UNMIK.

    “Hajrullah Berisha është figurë kyçe e grupit të organizuar kriminal. Që nga viti 2006, roli i tij ishte absolutisht esencial sepse ishte i ngarkuar për hapat më të rëndësishëm dhe themelorë që i mundësuan grupit të organizuar kriminal të procedojë mashtrimet më të mëdha; falsifikimin e dokumenteve origjinale”, thuhet në aktakuzë. Hajrullah Berisha, ish i punësuar në UNMIK punonte në gjykatë dhe kishte qasje në ndërtesat e gjykatave dhe zyret publike të cilat, në atë kohë, menaxhoheshin që të gjitha nga UNMIK-u.

    “Në mënyrë specifike në atë kohë Arkiva e Gjykatës ku ishin ruajtur dosjet e rasteve “Simiq”, “Steviq” dhe “Vujoviq” ishin duke u ruajtur në ndërtesën e ndërmarrjes shoqërore “Shock Absorbers” e cila ishte vendosur afër ndërtesës së UNMIK-ut” thuhet në aktakuzë.

    Prokuroria pretendon se Berisha njihte mirë sistemin ligjorë dhe kishte qasje të lehtë në shabllone të dokumenteve dhe vulave. “Përveç Nuhi Ukës, ai ishte i vetmi që kishte mundësinë dhe dijeninë për t’i falsifikuar rastet, vendimet e gjykatave dhe dokumentet të cilat ishin të ruajtura në Arkivin e Gjykatës Komunale dhe Arkivin Shtetëror të Kosovës” thuhet në aktakuzë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.