SHBA- Reagimi i një 22 vjeçare e cila largohet nga zyrat e kompanisë mbasi e punësuan është bërë virale.
Kallayah pas largimit nga zyrat ndaloi në parking, shikoi përreth për të parë nëse kishte njerëz dhe filloi të kërcëje nga gëzimi.
Por menaxheria e cila po e shihte nga kamerat e ka publikuar në rrjete sociale këto momente të Kallayah.
Ajo është shprehur: Sapo e punësove këtë vajzë të re dhe kjo ishte përgjigja e saj’ ka shkruar krahas videos.
Videoja tashmë ka mbledhur gati 1.5 milion shikimie dhe përmes fuqisë së internetit e ka parë dhe vetë protagonistja e cila është përgjigjur:
”Më duhej ta bëja. Mendova se askush nuk po më shikonte. Sidoqoftë faleminderit shumë’.
Në videon e saj, Kallayah shpjegoi se nuk e kishte idenë se ishte bërë virale derisa një mik e telefonoi dhe e informoi.