Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Reagon vëllai i Ilaz Kodrës: Vendimi për suspendimin nga puna të gruas së vëllait i inskenuar dhe tendencioz

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Avni Kodra, vëllai i heroit të kombit, Ilaz Kodra ka reaguar lidhur me suspendimin nga puna të Kimete Kodrës, gruas së heroit Ilaz Kodra.

    Vendimi i Postës së Kosovës për të suspenduar Kimete Kodren nga puna nuk e ka befasuar Avni Kodrën. Sipas tij, ky vendim për suspendim i marrë nga udhëheqësi aktuale “nuk na ka befasuar aspak, duke marrë parasysh se nga kush është marrë”.

    [the_ad id="78756"]

    Kodra e quan këtë vendim joprofesional e tendencioz dhe sipas tij është bërë në shpërputhje të plotë të ligjit që funksionin Posta e Kosovës.

    Ai kërkon që përgjegjësit e këtij skandali e këtyre inskenimeve ta marrin dënimin e merituar.

    “Kimetja nuk mund të ndëshkohet për fajet individuale të asnjë punonjësi të Postës, e aq më pak kur autori i keqpërdorimit për nga hierarkia ka pozitë më të lartë, i takon degës regjionale (jo komunale), ka pranuar publikisht fajësinë në media dhe mban përgjëgjësi direkte për veprën e kryer”, ka shkruar ai mes tjerash.

    Posta e Kosovës bëri një komunikate për media lidhur me këtë rast ku ka njoftuar se punonjësja Kimete Kodra nuk është larguar nga puna

    Sipas njoftimit, në janar këtij viti, në kuadër të disa kontrolleve në zyrat në Skenderaj dhe rajonin e Mitrovicës janë hasur parregullsi në shumë prej 15 mijë euro. Derisa, zyrtarët po trajtohen nga komisioni disiplinor.

    Postimi i plotë i Avni Kodrës:

    Të nderuar,

    Përmes këtij postimi shpreh shqetësimin familjar në lidhje me suspendimin nga puna të gruas së vëllaut, Kimete Kodrës.

    Fillimisht më duhet ta cek se ne nuk kemi interferuar me asnjë deklaratë kur është marrë vendimi për suspendim, pasi që kemi dashur që rasti të zbardhet e Kimetja të gjykohet si punonjëse e Postës, e jo për atë çka përfaqëson si gruaja e heroit të kombit Ilaz Kodrës dhe përsëri lutemi që për secilin detaj të vihet drejtësia në vend.

    Më duhet të theksoj se ky vendim për suspendim i marrë nga udhëheqësia aktuale nuk na ka befasuar aspak, duke marrë parasysh se nga kush është marrë.

    Këtë vendim e quaj joprofesional e tendencioz për arsyen se suspendimi i pa drejtë e i panevojshëm është bërë në shpërputhje të plotë me dispozitat ligjore mbi të cilat funksionon Posta e Kosovës dhe me inskenim të situatave se kinse në Skënderaj duhet të vihet me polici për shkaqe sigurie.

    Kimetja nuk mund të ndëshkohet për fajet individuale të asnjë punonjësi të Postës, e aq më pak kur autori i keqpërdorimit për nga hierarkia ka pozitë më të lartë, i takon degës regjionale (jo komunale), ka pranuar publikisht fajësinë në media dhe mban përgjëgjësi direkte për veprën e kryer. Tutje, rëndësi ka edhe fakti se Kimetja nuk ka qenë fare në dijeni të rastit, marrë parasysh se çdo regjistrim vjetor për periudhën 2018-2021 është mbyllur i barazuar, kjo për faktin se në sistem çdo gjë ka figuruar në rregull dhe ka pamundësuar që keqpërdorimi i ndodhur të vërehet e pastaj të trajtohet. Mangësitë në sistem janë mbuluar nga vet zyrtari që ka bërë manipulimim, sepse i njejti ishte përgjegjës për financa.

    Kimetja ka mbështetjën e plotë nga familja dhe nga të gjithë ata që e njohin atë dhe punën e saj të ndershme dhe profesionale përgjatë më shumë se 2 dekadave përvojë në Postën e Kosovës.

    Gjithçka është tepruar me këtë inskenim dhe uroj që tashmë të merr fund!

    Për fund, e falenderoj mbarë opinionin për thirrjet e shumta, mesazhet e dërguara dhe komentet e mbështetjen e fuqishme morale që na kan jap.

    Urojmë që rasti në fjalë të zbardhet sa me shpejtë, e për këtë qëllim jemi të gatshëm 24 orë ta japim kontributin tonë dhe presim që përgjegjësit e këtij skandali e këtyre inskenimeve ta marrin dënimin e merituar.

    Me respekt,

    Avni Kodra.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.