Real Madridit do i largohen disa emra këtë verë, mes tyre edhe Gareth Bale. Bale, kontrata e të cilit përfundon së shpejt nuk ka në plan të qëndrojë edhe për një sezon tjetër të madrilenët, megjithatë “Los Blancos” nuk do të lejojnë asnjë të largohet me parametra zero.
Ka disa lojtarë që janë në përfundim të kontratave të tyre si Dani Ceballos apo Luka Jovic, të cilët duket se nuk kanë vend në skuadrën e Realit.
Jesus Vallejo dhe Mariano Diaz, po ashtu planifikojnë të largohen dhe disa klube spanjolle duan që të nënshkruajnë me ta ose të paktën kështu raportojnë mediet spanjolle.
Pastaj janë dhe lojtarët që janë dhënë në huazim si Kubo, Reinier, Alvaro Odriozola apo dhe Brahim Diaz. Dy të parët mund ta bindin Realin që të qëndrojnë ndërsa dy të tjerët shihen vetëm si mundësi shitjeje.