Real Madrid kërkon të përforcojë TO TOP skuadrën sezonin e ardhshëm dhe fokusi mbetet Gjermania. Në ditët e fundit është përmendur Corentin Tolisso, i cili mund të jetë transferimi i radhës për spanjollët dhe për më tepë me parametra zero, ashtu si Alaba gja merkatos së verës. Gjithsesi, vëmendja e madrilenëve është në mbrojtje dhe drejtuesit e klubit po punojnë në këtë repart, duke ditur se në përfundim të sezonit kontrata e Marcelo-s skadon dhe braziliani do të largohet nga skuadra.
Sipas burimeve pranë klubit spanjoll, bëhet fjalë për Jose Angel Esmoris Tesende, i njohur ndryshe si Angelino Spanjolli 25-vjeçar është pjesë e Leipzig dhe po luan sezonin e tij të tre në Bundesliga, pas eksperiencave në Premier League me Manchester City, në Holandë me PSV-ën dhe NAC Bred Mbrojtësi nuk ka luajtur asnjëherë në La Liga dhe pse në fillimet e karrierës ka qenë pjesë e Deportivo La Coruna, Girona dhe Mallorca, ndërsa sezoni ti fundit në Spanjë ishte 2016-2017 me Mallorca në ligën e dytë.
Në Bundesliga, Angelino ka rigjetur formën, duke u kthyer në një lojtar të padiskutueshëm për RB Leipzig, ndërsa interesi i Real Madrid rritet nga dita në ditë. Për “Los Blanco mbrojtësi 25-vjeçar i ka të gjitha cilësitë e duhura dhe drejtuesit e klub spanjoll po përgatisin ofertën e duhur ndërsa lojtari ka një kontratë me gjermanët deri në verën e vitit 2025 dhe vlera e tij në treg llogaritet rreth 4 milionë euro.