[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Skuadra e Real Madridit është duke planifikuar që ta organizojë një ndeshje tenisi në mes të Rafael Nadalit dhe Roger Federerit në stadiumin, tashmë të rinovuar, “Santiago Bernabeu”.
Siç dihet, Federer dje njoftoi se do të tërhiqet nga tenisi, pas “Laver Cup”, transmeton lajmi.net.
Për t’ia dhënë një përshëndetje ashtu siç e meriton, drejtuesit “Los Blancos” po mendojnë t’i kënaqin tifozët me një “klasike” tenisi, ku përballë njëri-tjetrit do të jetë dyshja ikonike.
[the_ad id="78756"]
Nadal dhe Federer “sunduan” “sportin e bardhë” për shumë vite, duke qenë të pakonkurrencë në të gjithë “Grand Slame”-t.
Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ndeshja do të luhet, por, bazuar në atë që raporton ESPN, ka bisedime që të realizohet diçka e tillë.